Messi mund Ronaldon edhe në… Instagram

Leo Messi mund Cristiano Ronaldon edhe në Instagram. Fotoja e tij me trofeun pas fitores ndaj Francës që i dha Argjentinës Botërorin, në fakt është bërë postimi me më shumë pëlqime të një sportisti në historinë e Instagramit. Karuseli i imazheve nga finalja e Kupës së Botës, i shoqëruar me disa rreshta ku tregon se si ëndrra që ka ndjekur gjithë jetën tani më në fund është realizuar, ka mbledhur mbi 46 milionë pëlqime (përditësimi i fundit në orën 17:30 më 19/12 / 2022).
“E kam ëndërruar kaq shumë, e kam dashur aq shumë sa që ende nuk mund ta besoj… – shkruan kampioni argjentinas – Shumë faleminderit familjes time, të gjithë atyre që më mbështesin dhe gjithashtu të gjithë atyre që besuan tek ne. Dëshmuam edhe një herë se ne argjentinasit kur luftojmë së bashku dhe jemi të bashkuar jemi në gjendje të arrijmë atë që i kemi vënë vetes si qëllim. Merita i takon këtij grupi, që është mbi individualitetet, është forca e të gjithë atyre që luftojnë për të njëjtën ëndërr që ishte edhe ëndrra e të gjithë argjentinasve”.
Ky postim ka kaluar një tjetër foto të Messit në vendin e dytë në këtë renditje speciale, por që regjistroi më shumë pëlqime në profilin e rivalit të tij të të gjitha kohërave: Cristiano Ronaldo. Ky është fotomontazhi që ka parë dy kampionët të sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshjen e fundit të shahut të karrierës së tyre, krijuar nga Louis Vuitton vetëm për fillimin e Kupës së Botës në Katar. Në llogarinë CR7, ai imazh regjistroi 41.9 milionë pëlqime, ndërsa e njëjta foto në profilin e sulmuesit të Paris Saint Germain “ndaloi” në rreth 32 milionë pëlqime.