E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, zhduket poeti Ali Podrimja. Nisin kërkimet

Poeti, Ali Podrimja

Ka dy ditë që nuk dihet asgjë për vendndodhjen e poetit të njohur, Ali Padrimja, i cili kishte shkuar në Francë në një festival të poezisë. “Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj me autoritetet e shtetit francez po bëjnë gjithçka që është e mundur për të gjetur vendndodhjen e tij”, njofton Zeri.

Sipas KosovaTimes kanë thënë se familja e poeti Ali Podrimja ka kontaktuar më 18 korrik me ambasadën e Kosovës në Paris dhe e kanë njoftuar atë se nuk dinë gjë për fatin e tij.

Poeti, Ali Podrimja kishte shkuar në festivalin e poezisë Vox de la Mediterranii në qytetin Lodeve në Francë.

Artan Behrami, këshilltar i ministrit te Enver Hoxhaj thotë se ambasada e Kosovës në Paris ka kërkuar menjëherë nga autoritetet franceze që të ndërmerret gjithçka është e mundur për të identifikuar vendndodhjen e poetit.

Ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj i tronditur për humbjen e poetit Podrimja ka kontaktuar MPJ të Francës dhe ambasadorin francez në Kosovë, Jean Fraçois Fitou dhe ka këqrkuar që të bëhet gjithçka për vendndodhjen e poetit Podrimja, ka sqaruar Behrami

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve kosovarë që gjenden në Francë që e që e kanë ndonjë informatë për vendndodhjen e poetit, Ali Podrimja të njoftojnë ambasaden e Kosovës, autoritetet franceze apo MPJ te Kosovës, ka thënë Behrami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›