Franco Frattini, kandidat për Sekretar të NATO-s

Gazeta italiane "Republicca" njoftoi se Franco Frattini, ish-shefi i diplomacisë italiane është kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s. Frattini mund të jetë pasues i kreut aktual të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mandati it ë cilit skadon në korrikun e vitit ë ardhshëm.
Gazeta “Republicca” më tej shkruan se nuk përjashtohet mundësia që Rasmussenit t’i zgjatet mandati edhe për një vit.
Në qoftë se e merr përkrahjen e aleatëve Frattini, Italia pas 41 vjetësh do të bëhej me shef të NATO-s, pasi që në krye të Aleancës nga viti 1964 deri në vitin 1971 ishte italiani Manlio Brozio.