E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puyol lëndohet sërish

Carlos Puyolin nuk po e lënë rehat lëndimet. Mbrojtësi spanjoll e pësoi lëndimin e radhës të shtunën mbrëma, në ndeshje me Getafen.

34 vjeçari dëmtoi ligamentet e gjurit në minutën e 50-të dhe u detyrua ta lëshonte fushën para kohe, duke ia lënë vendin argjentinasit Javier Mascherano.

Ky lëndim është vazhdimësi e atij të pësuar muaj më parë, i cili e kishte lënë jashtë Evropianit, ngase Puyol ishte detyruar t’i nënshtrohej intervenimit kirurgjik.

Kjo ishte paraqitja e dytë e Puyolit, që prej rikthimit të tij. Mirëpo, spanjolli pritet të mbetet jashtë edhe 4-6 javë të tjera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›