E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francois Hollande betohet si President i Francës

Hollande do të jetë Presidenti i parë socialist i Francës që prej vitit 1995.

Pasdreken e sotme, Presidenti i ri i Francës do të përpiqet të gjejë një kompromis me kancelaren Angela Merkel mbi programin e kursimeve të udhëhequr nga Gjermania, në përpjekje për të dalë nga kriza e Eurozonës.

Ndërkohë, rënia e euros dhe e bursave ndërkombëtare vazhdoi edhe të hënën mes shqetësimeve rreth paqendrueshmërisë politike në Greqi. Kreu i Ministrave të Financave të Eurozonës, Jean-Claude Juncker, nguli këmbë të hënën se ata do të bënin gjithçka është e mundur për të mbajtur Greqinë në Eurozonë.

Postet qeveritare

Hollande pritet të betohet për një mandate pesë-vjeçar pas takimit me Presidentin në ikje, Nikolas Sarkozi në Pallatin Elize në qendër të Parisit rreth orës 10:00.

Presidenti i ri i Francës ka kërkuar që dita e inaugurimit të jetë sa më e thjeshtë te jetë e mundur, dhe ka ftuar vetëm pak miq. As fëmijët e as partnerja e Hollandes nuk do të marrin pjesë në inaugurim.

Dreka e parë e tij si President do të jetë me ish-kryeministrat socialistë Pierre Mauroy, Laurent Fabius, Michel Rocard, Edith Cresson dhe Lionel Jospin.

Detyra e parë e Presidentit të ri do të jetë emërimi i një kryeministër, i cili korrespondentii “BBC”-së thotë se me shumë gjasa do të jetë lideri i grupit parlamentar të socialistëve, Jean-Marc Ayrault, folës i gjermanishtes dhe aleat i ngushtë i Berlinit.

Këshilltari ekonomik i Hollandes, Michel Sapin, pritet të bëhet ministri i ri i Financave.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2012-05-15 09:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›