Irani var “spiunin izraelit”

24-vjeçari Majid Jamali Fashi, akuzohet për vrasjen e Massoud Ali Mohammadit duke i vënë një bombë jashtë shtëpisë së tij në muajin janar të vitit 2010.
Fashi po ashtu akuzohej si një spiun iI shërbimit inteligjent të Izraelit (Mossad) dhe se ka marrë 120 mijë dollar për vrasjen.
Izraeli nuk i ka komentuar fare pretendimet e Iranit.
"Majid Jamali Fashi, spiuni i Mossad-it dhe personi që vrau shkencëtarin tonë bërthamor Masoud Ali Mohammadi, është varur mëngjesin e së martë”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve “Irna”.
Fashi, i cili ishte gjykuar dhe dënuar në gusht të vitit 2011, u paraqit në televizionet iraniane në Janar të këtij viti duke rrëfyer për vrasjen e profesorit. Mirëpo, nga ana tjetër, opozita i merr me rezerva këto deklarata të të akuzuarit për vrasje, dhe thotë se qeveria iraniane e ka vrarë vetë shkencëtarin ngase ai ishte mbështetës i tyre.
/Start/F. Prroni/
2012-05-15 09:50