Ruçi: Gati për koalicion paszgjedhor me LSI-në

Por, ai shton se koalicion parazgjedhor me LSI-në nuk mund të ketë për sa kohë kjo parti është në koalicion me një parti tjetër.
“Kur është puna për koalicione parazgjedhore dhe paszgjedhore, unë nuk them jo për askënd. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një koalicion parazgjedhor të LSI për PS-në, sepse të dyja palët janë në koalicion. Nëse LSI nuk qëndron në atë koalicion dhe përafrohen qëndrimet në radhët e saj me opozitën, atëherë pse jo. Ku thashë me çdo parti tjetër, aq më pak me LSI, pasi ka shumë programore të përbashkëta dhe ka dalë nga kjo parti, atëherë nuk është më problem koalicioni PS-LSI, por PD-LS”, ka deklaruar Ruçi, për emisionin “Arena” të Roland Qafokut.
I pyetur për takimin midis Ramës dhe Metës në Gjirin e Lalëzit, Ruçi tha se kreu socialist kishte telefonuar i pari. Ai foli për herë të parë për incidentet e djalit të tij duke e cilësuar të pafajshëm, por duke e quajtur të pamoralshme që politikanët e të dy krahëve sulmojnë familjet respektive. /Start/
2012-05-15 09:02