E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francois Hollande, edhe zyrtarisht president i Francës

Presidenti i ri i Francës, Francois Hollande, ka bërë betimin në pallatin Elize duke marrë zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm politikanë të shumtë.

Kur hyri në Elize, Hollande shtrëngoi duart me paraardhësin e tij, Nicholas Sarkozy, me të cilin zhvilloi edhe një takim kokë më kokë.

Më pas Sarkozy, i shoqëruar nga bashkëshortja Carla Bruni, është larguar nga rezidenca presidenciale, duke ia lënë vendin presidentit socialist, i pari pas 17 vjetësh.

"Franca duhet të jetë e hapur ndaj sfidave dhe të mos dështojë kurrë. Do të bëj të pamundurën të nxjerr vendin nga kjo krizë e lehtë", ishin fjalën e kreut të ri francez.

Sprova të forta e presin shefin e ri të Elizesë edhe pë rsa i takon politikës së jashtme. Të gjithë presin të shohin cila do të jetë vija diplomatike që ai do të adoptoje.

Gjithashtu, së shpejti pritet të vijë edhe njoftimi për kryeministrin e Francës. Për kolltukun numër 1 përfliten tre emra: Jean Marc Ayrault, Martine Aubry dhe Manuel Valls, që flitet edhe për postin e ministrit të Brendshëm.

Por në dritë ka dalë gjithashtu edhe emri i Pierre Moscovici, që është në lojë për postin e ministrit të Jashtëm, bashkë me Laurent Fabius. Ndërsa për ekonomia duket e sigurt se do të drejtohet nga Michel Sapin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›