Irani po bllokon vëzhguesit e OKB-së

“Synimi ynë sot është që të arrijmë një marrëveshje për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të diskutueshme që kemi me Iranin, ku përparësi për ne mbetet sqarimi në veçanti i mundësisë së dimensionit ushtarak të programit bërthamorë në atë vend”, tha Nackaerts.
Fuqitë perëndimore kanë dyshuar për një kohë të gjatë se Irani ndoshta po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore, nën pretekstin se po punon një program për energjinë civile. Një çështje kryesore në agjendën e Agjencisë për Energji bërthamore gjatë dy ditë bisedimesh është se Irani ia mohon Agjencisë qasjen në zonën ushtraka Parching, në afërsi të Teheranit.
Zyrtarët dyshojnë se Irani ka ndërtuar një ambient, i cili mund të përdoret si vend ku kryhen prova bërthamore dhe diplomatët perëndimor e akuzojnë Teheranin se po përpiqet të zhdukë provat, para se të lejojë inspektorët e Kombeve të Bashkuara që të hyjnë brenda kësaj zone. Irani i ka hedhur poshtë këto akuza, duke i cilësuar ato si qesharake.
5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania, po e ndjekin nga afër takimin në Vjenë.