E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama sulmon Romney për punësimin

Personeli elektoral i presidentit amerikan, Barack Obama, ka publikuar një reklamë përmes të cilës kërkon të shfryjë rekordin e punësimit të kandidatit rival, Mitt Romney.

Videoja tregon disa ish-punëtorë të një impianti çeliku që u ble dhe më pas u mbyll nga “Bain Capital”, firma private e bashkë-themeluar nga Romney.

“Ishte si një vampir. Ata erdhën dhe na thithën të gjithë jetën neve”, thotë në reklamë një ish-punëtor i impiantit të çelikut.

Romney ka sulmuar vazhdimisht presidentin për dështimin në krijimin e vendeve të punës. Kredencialet e biznesit të ish-guvernatori të Massachusetsit shihen si thelbi

i porosisë të fushatës së tij elektorale.

Korrespondentët e medieve ndërkombëtare thonë se reklama e gjatë dy minuta do të transmetohet në pesë shtete të konsideruara si fushë beteje, konkretisht në Iowa, Ohio, Pensilvani, Virxhinia dhe Kolorado.

Fushata gjithashtu transmetoi një version prej 6 minutash online dhe nisi një faqe interneti, posaçërisht për të kritikuar punën e Romneyt.

Reklama e re trajton një temë të përdorur më herët gjatë vitit nga një grup mbështetësish të ish-kandidatit të mundshëm për president, Newt Gingrich.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›