E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Tiranes, KQZ deshton me mandatet Rozeta Rapushi

Kolegjit Zgjedhor i mbetet te zhbllokoje edhe keshillin bashkiak te Tiranes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deshtoi dje ne marrjen e vendimit per ndarjen e mandateve per 55 keshilltaret bashkiake ne bashkine me te madhe ne vend. Me kater vota pro dhe dy kunder, ky komision nuk mundi te arrije shumicen e kerkuar ne miratimin e nje akti te tille qe kerkon pese nga shtate votat e komisionit. Mbledhja e djeshme e komisionit u shoqerua edhe me debate te ashpra mes anetareve, ku protagonistet ishin kryetari i KQZ-se, Arben Ristani dhe nenkryetarja Deshira Subashi. “Per sa kohe qe une votova kunder edhe tabelen permbledhese te rezultateve per keshillin bashkiak, sigurisht qe jam kunder edhe kesaj vendimmarrjeje dhe prodhimit te saj. Nuk jam dakord me rezultatin”, tha nenkryetarja Subashi. Por ne replike me te, Ristani kerkoi propozime konkrete dhe jo kundershtime politike. “Se nuk ju pelqen ju nuk do te thote se Tirana nuk do te kete nje Keshill Bashkiak. Nese keni jepni argumente ligjore, sepse nuk eshte detyre e juaja qe te bllokoni Keshillin Bashkiak te Tiranes, por te jepni zgjidhje”, u shpreh kreu i KQZ-se, duke kujtuar se tabela e rezultateve eshte tashme e certifikuar. “Jua dhashe arsyen perse votoj kunder dhe une e kam dhene kontributin tim ne kete komision”, vijoi Subashi. “Ju jeni partiake, jo te pavarur. Asnje kontribut nuk keni dhene ne KQZ, perkundrazi keni qendruar ne shtepi tre muaj para zgjedhjeve”, replikoi Ristani. Debatet mes paleve vijuan dhe Subashi u shpreh se bojkoti i anetareve te zgjedhur nga opozita ne KQZ u be pikerisht per keto sjellje ne komision. Nderkohe qe ne debate e diskutime u perfshine edhe perfaqesuesit politike. Perfaqesuesi i PS-se, akuzoi KQZ-ne se u be pjese e manipulimit zgjedhor, vjedhjes se votes dhe madje theksoi se kjo eshte vendimmarrja e fundit qe ai ben si kryetar i KQZ. “Ju e kryet shume mire rolin tuaj ne sherbim te politikes. Nuk mundeni te shpallni mandate me vota te vjedhura dhe se realizoni dot, sepse ne tabelen e miratuar, ne asnje pjese nuk duket vullneti i zgjedhesve”, u shpreh perfaqesuesi i PS-se. Por sipas perfaqesuesit demokrat, Njazi Kosovrasti, ka nje tabele rezultatesh ku drejtoria perkatese ka bere shperndarjen e mandateve dhe aty eshte reflektuar e gjithe situata qe u konstatua nga numerimi i fleteve te hedhura gabim.

KQZ, miratoi tabelen e rezultateve

Vetem nje jave me pare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me kater vota pro dhe 2 kunder, tabelen permbledhese per rezultatet per Keshillin Bashkiak te Tiranes. Duke qene se nje vendim i tille, merrej me nje shumice te thjeshte votash, ai kaloi pa problem ne kete komision. Opozita votoi kunder ketij projekt-akti qe permbante tabelen permbledhese per rezultatin e keshillave bashkiake. Sipas tyre tabela nuk eshte e sakte dhe ka nevoje per ndryshime, specifikime te numrit te votave dhe permiresime. Argument qe nuk u pranua nga shumica e komisionit.

Emrat e Keshillit Bashkiak te Tiranes

Aleanca per Qytetarin 28 Aleanca per te Ardhmen 27

PD PS

Jorida Tabaku Mimoza Hafizi

Ferdinant Poni Tritan Kalo

Suzana Guxholli Kristaq Blushi

Gezim Karapici Ardiana Berberi

Njazi Kosovrasti Ervin Bushati

Dhori Kule Lorenc Vangjeli

Jul Bushati Arbian Mazniku

Eneida Guria Aldrin Dalipi

Beqir Nuredini Gerta Lubonja

Besnik Aliaj Shpetim Cami

Jera Kruja Fatbardha Barjaba

Zamir Ndroqi Genti Gazheli

Akli Fundo Juliana Hoxha

Sulejman Mema Mehmet Hasanlami

Enkelejda Sallaku Alketa Hila

Bledi Kasmi Valbona Tahiraja (Doci)

Murat Basha Petrit Ago

Ariana Bekteshi Hari Mulla

Vejsel Rizvanolli Eridian Saliani

LSI Andrea Marto

Shezai Rrokaj Megi Ajtyresa

Edmond Panariti Ylli Cano

Erisa Zaimi Vjola Sterjo

Endrit Brahimllari Xhevdet Kacani

Blerina Kazaferi Suzana Hakrama

PDIU PDS

Tahir Muhedini Florian Pullazi

Arian Cuko PSV ’91

PR Enver Reci

Maksim Begeja

PLL

Agim Kraja

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›