"Franku V" dhe "kryqëzata" e ujqërve gri!
• Përparim Kabo
Ka shpëtim, pasi qysh në fund të viteve
'60, të shekullit XX, teatri paralajmëroi!
Dramaturgu i shquar gjerman Fridrih Dyrrenmat anticiponte patologjitë inherente. Po vihej në rrezik sistemi borgjez dhe vetë njeriu. Patologjia ishte e rëndë. Ajo quhej/t posedimi dhe autoriteti i vetëposedimit pasi paraja ishte/është kthyer në kryenergji. Shpëtimi nuk mund të vinte nga vet sistemi por nga një tempull tjetër, nga teatri. Ata janë atje, që nga regjisori Arben Kumbaro dhe të gjithë aktorët e mrekullueshëm të Teatrit Kombëtar; Fatos Sela, Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Roland Trebicka, Neritan Liçaj, Medih Malka, Vangjel Toçe, Saimir Braho, Olta Bako; kompozitori Endri Sina, koreografi Gjergj Prevazi, skenogarfi Genc Shkodrani, kostumografia Anila Zajmi, etj., të gjithë vetëm me një mision; për të dëshmuar! Këtë mund të bëjë më mirë se çdo art tjetër vetëm teatri, sepse ndryshe nga letërsia, piktura apo muzika, teatri është i gjallë, i drejtpërdrejtë dhe i prekshëm. Përballë tempullit të Shtetit jemi ose duhet të trajtohemi si qytetarë, por përpara tempullit të Teatrit jemi njerëz, bëhemi të tillë ndaj ndjehemi qytetarë të barabartë! Ç'po ndodh?!, kjo është pyetja që kërkon përgjigje. Po zhbëhemi, po deshpirtërohemi?! Fridrih Dyrrenmat si shumë personalitete të asaj kohe parashikuan atë që po vinte: "aberracionin (largimi nga tiparet e lloji) e kapitalizmit", sepse po braktiseshin po ato vlera që e ngritën sistemin. U harrua imperativi kategorik i moralit, u nënçmua fair-play e të qenit xhentëlmen dhe u përqesh "liri-barazi-vëllazëria", e koherencës njerëzore. Po ngrihej kapitalizmi financiar e transaksionit si perandoria me e gjerë dhe më tmerrshme. Arti po parandiente se rryma të panjohura patologjish po vinin si hordhi të tmerrshme të zhbërjes. "Njeriu është lidhur me fitimin duke e pasur si qëllim të jetës së tij dhe jo më fitimi të jetë i lidhur me njeriun si mjet me qëllim plotësimin e nevojave materiale të jetës së tij". (Max Weber, Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit, botimi shqip, faqe 59, shtëpia botuese "Plejad").
Grykësia për para, për posedim e solli njeriun në skllavin e sasisë e cila të vret çdo ditë, sepse rrezikohet nga shtimi dhe nga pakësimi. Mbi të gjitha sasia është vrastare sepse nuk është marrëdhënie dhe si e tillë të prishë të gjitha raportet, fillimisht me veten, pastaj me bashkëpunëtorët, vijon me miqtë dhe në fund me fëmijët. Shndërrohemi kështu në "ujqër gri" ku uria dhe gllabërimi nuk ndalet për të ngrënë mes turmës më të dobëtit një e nga një. Pa skrupuj të gjithë gënjejnë të gjithë, të gjithë vjedhin të gjithë, të gjithë vrasin të gjithë! Ky kumt është vizatuar si në një gravurë moderne nga të gjithë komponentët. Eshtë merita e regjisorit Kumbaro, që pasi e ka rrokur këtë aksiomë filozofike e sendërton atë si fjalë, si lojë, si gjest, si koreografi, si korale, si psherëtimë, si këngë, si histeri, si makth, si klimë e përgjithshme e një vranësire njerëzore ku shtrëngata është mënyrë e jetesës. Jemi larguar nga vlerat dhe Goethe nuk duhet më. Na duhet paraja e cila nuk ndalet as edhe përpara vdekjes, fillimisht të klientëve dhe kur banka e Frankut të pestë po bie, duhet të vrasim edhe njëri-tjetrin. Qysh në fillim të dramës nënvizohet një mesazh mjaft rrëqethës, se sa e "krishterë", pra me sa vlera civile është shoqëria e tregut të parasë ku për të poseduar dhe zotëruar, për t'u pasuruar e zhgërryer në qelbanen e makutërisë; "duhet të jesh në mëngjes një djalë i mirë, në mesditë një maskara dhe në mbrëmje të shpëlash duart nga gjaku"? Erich Fromm një bashkëkohës i dramaturgut, kishte paralajmëruar në veprën e tij "Të jesh apo të kesh", se në këtë ndeshje zotërimi, mbetet vetëm energjia shpaguese pagane, që udhëhiqet nga maksima: "Sundo para se të të sundojnë, vrit para se të të vrasin".
Në një arkë të bankës futen të gjitha, kufomat e viktimave të radhës nga vjedhësit ordinerë që kërkojnë t'i largohen varfërisë, kolegët që janë të lodhur nga shërbimi brenda kopesë vetëngrënëse, miqtë më të afërt që duhet të vdesin kur duan eprorët dhe që nuk duhet të rrëfehen në çastet e fundit as edhe tek prifti për mëkatet, sepse e vërteta mund të na vrasë të gjithëve. Por lukunia nuk ndalet! Atje mund të varroset edhe dashuria, dhe ëndrra për një martesë dhe sjellje të fëmijëve në jetë. Frida(Yllka Mujo) prostituta e bankës prej 22 vjetësh që rregullonte marrëdhëniet me klientët që lypnin paratë e tyre dhe Egli(Bujar Asqeriu) shefi i personelit, një qenie mes bishës dhe njerëzores që dhuronte lule në emër të jermit instiktiv, por që të kujtonte ushtarakun e kampeve të përqendrimit, dukeshin se dashuroheshin, se përdëlleheshin, se zhgërryheshin. Por kur duhej të ktheheshin paratë e vjedhura në bankë, kursimet e tyre si thuhej, detyra duhej kryer. Egli e merr jetën e saj për paratë dhe qesh si pa të keq sepse është me fat që vazhdon udhën në tufën e ujqërve gri që po rrallohej. Sa më pak ujqër aq më shumë para! Ky udhëtim makabër ku viktimat janë po xhelatët dhe kufomat janë po vetë korbat, nuk ndalet këtu. E djeshmja ishte shembur, e sotmja po vritej çdo ditë, e ardhmja po lindte e vdekur. Franku V(Fatos Sela) ky njeri "i gjallë, i vdekur" dhe bashkëshortja e tij Otilie(Luiza Xhuvani) një Lady Makbeth moderne, kishin vrarë jo viktimat, por veten sepse kishin vrarë gjumin, kishin larguar qetësinë, kishin zhbërë personalitetin, kishin humbur lirinë. Mbi të gjitha kishin paracaktuar lindjen të vdekur(moralisht) të fëmijëve të tyre që shkolloheshin në universitetet më moderne duke paguar me para të vjedhura të damkosura me njolla gjaku dhe turpi. Edukimi i tyre ishte një utopi. Djali ishte bërë një supergangster, ndërsa e bija një superputanë. Ja përse refreni i gjithë pjesës që këndohet nga të gjithë dhe për të gjithë ishte: "Kush noton në llumë mbetet i mbërthyer, dhe kur bën të dalë mbytet". Të lë gojë hapur ansambli universal dhe dialogimi strukturor i performancës sepse në pjesë recitohet, këndohet, kërcehet dhe të gjitha së bashku strehohen në një ngrehinë që është bankë, por njëherësh edhe shtëpi, edhe thertore, edhe bordello, edhe agjenci funerali, edhe sallë mbledhjesh, edhe arenë ndeshjesh me armë, sepse të gjithë duan të grabisin ç'të mundin dhe t'ia mbathin nga sytë këmbët. Kanë mbi 40 vjet grykësi dhe aspak kohë të lirë për të jetuar jetën, aq sa dikush mezi pret të shkojë në burg që të shpëtojë nga ky makth. Ndërsa Otilie(Frankesha) në fund kërkon vetëm një gjë, të jetë e lirë. Eshtë tepër vonë. Sundimtari i ri i bankës, i biri i saj Herbert( Saimir Braho) që është mbi presidentin liliput e "memec", (kështu e jep drama ndërsa regjisori e ka veshur si një sulltan oriental) dhe bashkë me të i tërë korri i ujqërve të mbuluar mjeshtërisht nga kostumografia Anila Zajmi, si xhelatët mesjetar të inkuizicionit, i thonë në një zë: "kërko mëshirë". Morali nuk është pastrimi psal sundimtari i ri i bankës 200-vjeçare në ditën e dekorimit. Jemi në "kohët moderne". Morali është mekanizëm ndryshimi për të ribërë gjërat. Banka dhe gjithë mekanizmat do të vijojnë në këtë rrugë dhe ''kryqëzata e ujqërve gri'' ka ndërruar vetëm prijësit. Në një shoqëri ku kurorat e vendosura mbi të vdekurin vihen në qafë si lule hareje dhe zbukurimi, ku thonjtë zgjaten e bëhen thika që presin, dhe ku duart rriten si një litar i zi për të shpejtuar largimin nga kjo botë të kundërshtarëve; pikërisht në një grup ujqërish ku e përgëra e breshkës serviret si pije për të rregulluar shijen, ka mbaruar çdo gjë njerëzore.
Në një ambient ku filantropia tregohet si përralla e radhës për të mashtruar nga veriu në jug nga lindja në perëndim, të gjitha këto e bëjnë mesazhin dramatik të Franku V të dramaturgut të shquar gjerman Fridrih Dyrrenmat, një peng reflektimi për cilindo.
Ajo është universale nga vlerat ndaj "shtëpiza e alibisë" nuk nxë kurrkënd. Pas më shumë se 5 dekadash ajo erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar me argumentin e fatit njerëzor, me personalitetin e vlerës që mungon, me dualitetin e njeriut-makut, me autoritetin e thirrjes për reflektim. Eshtë prishur marrëveshja me të vërtetën ndaj nuk funksionon marrëveshja e besimit! Kjo kambanë përgjegjësie ushton fortë ndaj e dëgjojnë edhe xhelatët edhe viktimat.
Tek kjo komedi e frikshme dhe tragjedi e dhimbshme gjen edhe Shekspirin dhe Brehtin. Eshtë për këtë arsye që gjen veten në galerinë e shoqërisë ku autoriteti i zotërimit çdo ditë po gërryhen marrëdhënien njerëzore dhe ndryshk ashtën e moralit! Në skenën e Teatrit Kombëtar një meshë shprese jepet për të gjithë, nga aktorët tanë fisnikë, që veç shpirtit nuk kanë pasuri tjetër! Shkoni atje njerëz që të ndjeheni qytetarë! Amen!