“Bariç i çuditshëm, Han i shkëlqyer”
• Rolf Gaisler, është një personazh i njohur te skuadar e Shtutgartit, pasi është punon si shofer i kësaj skuadre prej 30 vjetësh dhe tashmë cilësohet si pjesë e familjes në këtë klub.
Revista lokale e Shtutgartit “Emstalbote” i ka kushtuar një artikull special shoferit 54 vjeçar, ku ndër të tjera atij i është kërkuar që të japë një vlerësim për të gjithë trajnerët që ka njohur gjatë këtyre 30 vjetëve. Te Shtutgarti kanë punuar në të kaluarën si trajnerë edhe Oto Bariç (1985-1986) e Ari Han (1987-1990), të cilët më pas janë ulur edhe në stolin e Shqipërisë. Ja cili është komenti i Gaisler për dy teknikët: “Oto Bariç? Mendoj se është një trajner shumë i mirë dhe një takticien i zoti, por mendoj gjithashtu se ai është një tip shumë i çuditshëm. Më kujtohet njëherë gjatë një seance stërvitore se më nxori jashtë fushës dhe filloi të më bërtiste, megjithëse unë nuk kisha bërë asgjë të keqe, madje nuk kisha folur fare. Më pas kur u kthyem filloi të bisedonte me mua sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ishte vërtet i çuditshëm”. Më pas shoferi i Shtutgartit ka dhënë vlerësimin e tij edhe për Ari Hanin. “Për Hanin kam shumë respekt. Ai jo vetëm që është një trajner shumë i mirë dhe i suksesshëm, por është edhe një njeri i shkëlqyer. Nga Han kam kujtime shumë të mira, sepse ishte vërtet një njeri me zemër të madhe”, ka thënë Gaisler.