Partizani i hap dritë jeshile Dinamos
• Vetëm një pikë e vogël, e ardhur si rezultat i një hapi të madh fals, që u realizua brenda në “Qemal Stafa”.
Vërtet Partizani e sheh veten përkohësisht, të paktën për 24 orë, në vend të parë të renditjes, por barazimi pa gola me Kastriotin modest është një shans i humbur për të patur ende të sigurtë kryesimin. Dinamo ka rastin që sot të shkëputet sërish e vetme, nëse do të fitojë me Teutën. Në një ndeshje, të cilën mesa duket të kuqtë e konsideruan të fituar në letër, djemtë e Likës bënë një paraqitje të varfër, aq sa krutanët u shfaqën në pjesën më të madhe të lojës, si protagonistët e vërtetë.
Shkodër
Ekipi shkodran edhe në këtë takim të kësaj jave ka patur një emër si shpëtuesin e saj, ai është Vioresin Sinani me dy golat e të cilët ekipi kuqeblu ka arritur të dalë fitues dhe të rimarrë përsëri vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Ndërkohë që në krahun tjetër goleadori ka arritur që me këtë 2 golësh të jetë i vetëm në listën e golashënuesve të këtij sezoni tani me 17 gola. Megjithatë ekipi shkodran tani nën drejtimin defakto të teknikut malazez Dervish Haxhiosmanoviç përsëri ka lënë shumë për të dëshiruar në lojën e tij.
Korçë
Korçarët i japin lamtumirën Superiores, ndonëse do të respektojnë deri në fund këtë kampionat, nga më të dështuarit për ta. Kështu, me humbjen e djeshme ndaj Besëlidhjes, Skënderbeu regjistron plot 20 humbje, ku natyrisht kjo ka qënë edhe më deçizivja për ta. Ëndrra e Skënderbeut për të mbetur në Superiore ka marrë fund dhe bashkë me të dhe shpresat për një ndryshim të situatës. Java e 24-t ka qënë një turp i vërtetë për bardhekuqtë e drejtuar nga Renato Rapo, të cilët kanë zhvilluar dhe lojën më të keqe të mundshme të parë ndonjëherë prej tyre.
Kavajë
Jo më kot në ndeshjen e javës së kaluar trajneri i Besës, Sulejman Starova tha me të drejtë se ekipi i tij momentalisht po kalon një formë të shkëlqyer megjithëse në Vlorë nuk fitoi, dhe këtë gjë ekipi i Besës e tregoi edhe në ndeshjen ndaj Shkumbinit, ku arriti të fitojë bindshëm dhe thellë. Tre golat e shënuar nga kavajasit, dy në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë, treguan qartë se ekipi verdhezi po kalon një formë të mirë, ndërkohë që fitorja e djeshme 3-0 me Shkumbinin vlen akoma edhe më shumë pasi u arrit kundër Shkumbinit, i cili një javë më parë mposhti Tiranën brënda në fushën e vet.