Hasi merr ofertë për zv.trajner
• Klubi më i njohur belg, Anderleht, është në kërkim të një ndihmëstrajneri për sezonin e ardhshëm dhe kandidati kryesor për të marrë këtë post është futbollisti gjakovar Besnik Hasi.
Këtë e kanë bërë të ditur të shtunën mediat belge, ndërsa e ka konfirmuar edhe ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili aktualisht luan me skuadrën e Cercle Bryzh. Menaxheri i Anderlehtit, Herman Van Holsbek, ka theksuar se Besnik Hasi i plotëson të gjitha kushtet për t’iu besuar posti i trajnerit të dytë. Trajner i parë i Anderlehtit është Ariel Jakobs.
“Hasi i përgjigjet më së miri profilit që ne kërkojmë për postin e ndihmës trajnerit”, ka thënë menaxheri kryesor i Anderlehtit, Van Holsbeeck, për “sport.be”. Ai ka shtuar se bisedimet me Hasin do të nisin pas ndeshjes mes Anderlehtit dhe Cercle Bryzh që zhvillohet sot në orën 18:00. Ndërkohë, vetë futbollisti 36-vjeçar ka theksuar se është shumë i interesuar të marrë postin e ndihmëstrajnerit të 29 herë kampionëve të Belgjikës. “Jam shumë i interesuar të bëhem trajner i dytë i Anderlehtit. Nëse emërohem në këtë post do të jetë një ëndërr e bërë realitet. Eshtë respekt shumë i madh që më bëhet nga drejtuesit e Anderlehtit. Ata më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë se jam i përshtatshëm për të marrë këtë post”, ka thënë Hasi për “Kohën Ditore”.