E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruzhdie prokuroria kerkon burg per te djathtet gjobe te majteve

Prokuroria e Fierit kërkoi një vit burg dhe 600 mijë lekë gjobë për komisionerët zgjedhjeve të 28 qershorit në komunën Ruzhdie.

Gjatë seancës, prokurori i çështjes sqaroi se ndaj tyre rëndon akuza e falsifikimit, votimit më shumë se njëherë dhe ndryshimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Ndërsa tre komisionerët e majtë u gjobitën me 100 mijë lekë gjobë për braktisje të procesit zgjedhor.

Ndërsa për zgjedhjet e pambajtura në komunën Portëz, gjykata e Fierit dënoi me 500 mijë lekë gjobë komisionerët e dy qendrave të votimit, të cilët shkelën detyrën duke mos tërhequr bazën materiale.

Në 28 qershor të 2009-ës, banoret e komunës Portëz bojkotuan zgjedhjet si formë ndëshkimi ndaj mungesës së investimeve në zonën e tyre

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›