Fratini: BE do të liberalizojë vizat për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian do të liberalizojë së pari vizat për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, dhe sigurisht pa harruar edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini. Shefi i diplomacisë italiane, pati një takim me homologun e tij rumun, Kristian Diakonesku.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Fratini tha se Italia dhe Rumania ndajnë të njëjtat ide lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke theksuar kështu, mbështetjen për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. I pyetur lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ministri i Jashtëm rumun tha se çështja do të diskutohet në një takim me Italinë dhe Serbinë, që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti.
...