E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni: Fitorja në zgjedhje, meritë e juaja, koalicioni i ri të vijojë reformat

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, i ka telefonuar dje pasdite kryeministrit Sali Berisha për ta uruar për fitoren e mandatit të dytë, duke e cilësuar këtë fitore si një meritë të veçantë të kryeministrit Berisha dhe rëndësi e madhe për vazhdimin e reformave të vendit dhe integrimit të tij në Bashkimin Evropian.

Kryeministri italian Berluskoni e përgëzoi Kryeministrin Berisha për koalicionin që ka bërë me zotin Ilir Meta dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u shprehur se “ky është veprimi i duhur që unë personalisht e përshëndes”. 

Gjithashtu, kryeministri italian Berluskoni theksoi se ky përbën një koalicion premtues për Shqipërinë.

Kryeministri Berluskoni e siguroi kryeministrin Berisha se ai dhe qeveria italiane do të japin një mbështetje të fuqishme dhe të gjithanshme qeverisë së re, në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit të vendit në BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›