Fratini: Bashkimi Evropian ka gabuar me Turqinë
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini theksoi se Bashkimi Evropian ka gabuar me Turqinë.
Gjatë një interviste për të përditshmen ''Frankfurter Allgemeine Zeitung'', Fratini deklaroi se "besoj se ne, evropianët, kemi bërë gabime për të shtyrë Turqinë drejt Lindjes, në vend që ta tërhiqnim drejt vetes''.
Ministri italian i Jashtëm lidhi refuzimin evropian të Turqisë dhe vështirësitë diplomatike aktuale të Ankarasë me Izraelin duke u përqendruar rreth sulmit të përgjakshëm kundër flotiljes së ndihmave për Gazën.
''Nëse Bashkimi Evropian u jep turqve ndjesinë se ne nuk i duam ata si anëtarë të familjes evropiane, ata do të kthejnë vështrimin e tyre drejt perspektivave të tjera, si ajo e fuqisë rajonale e kthyer drejt Iranit, Kaukazit, Sirisë e kështu me radhë", theksoi Fratini.