E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi: Në Srebenicë ndodhi genocid, burg përjetë për 2 ushtarakë


Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish - Jugosllavi dënoi me burgim të përjetshëm dy komandantë të ushtrisë serbe për masakrën e Srebrenicës. Oficerët Vujadin Popoviq dhe Ljubisha Beara, u shpallën në Hagë fajtorë për genocid. Ata janë të akuzuarit e parë që dënohen nga Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara për rrethana të tilla të krimit. Ndërkaq një i akuzuar i tretë, u dënua me 35 vjet heqje lirie për ndihmën e dhënë në ushtrimin e genocidit. Katër ish oficerë të tjerë të ushtrisë dhe policies, u dënuan me nga pesë deri në 19 vjet heqje lirie. 15 vjet më parë në Srebrenicë, në një zonë sigurie të ngritur nga Kombet e Bashkuara u vranë 8000 boshnjakë myslimanë. Kryekomandanti i atëhershëm i serbëve, Ratko Mlladiq ndodhet ende në arrati. Haga gjykata e hagës, kësisoj mori vendimin sipas të cilit ushtria e Republikës Serbe në verë të vitit 1995, ka kryer genocidi ndaj myslimanëve në Srebrenicë. Në vendimin ndaj shtatë oficerëve të ushtrisë së Republikës Serbe, është konstatuar se forcat e serbëve të Bosnjës, në ditët pasi më 11 korrik e kishin marrë kontrollin në Srebrenicë, në mënyrë të organizuar kanë pushkatuar më shumë se 8 mijë burra e djem myslimanë, me qëllim që t'i eliminonin si grup etnik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›