Rusia bllokon kontratën, ska raketa S-300 për Iranin
Rusia do të bllokojë kontratën për furnizimin e Iranit me raketa S-300. Vendimi është marrë pas miratimit të sanksioneve të reja nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
"Vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të zbatohet nga të gjitha vendet dhe Rusia nuk bën përjashtim. Prandaj, kontrata për furnizimin e raketave tokë-ajër S-300 për Iranin do bllokohet", njoftoi sot një burim në Shërbimin Federal të bashkëpunimit ushtarak, i cituar nga agjencia Interfax.
Moska dhe Teherani kanë rënë dakord shumë kohë më parë për furnizimin me raketa S-300. Megjithatë, Rusia nuk i ka dhënë asnjëherë këto armë, duke nxjerrë si arsye probleme teknike.
Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë shprehur kundër kësaj kontrate,dhe janë përpjekur për ta bindur Rusinë për të mos ia shitur armët Iranit sepse ky sistem shumë i sofistikuar do t'i bënte të mundur Teheranit të mbrojë me shumë efikasitet objektet e tij bërthamore.