E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafa e PS-se ne Kosove ftese per takim me Haradinajn

Ne kuader te njoftimeve te lidereve te partive kryesore per viziten qe zhvilloi kreu socialist Edi Rama ne Kosove nje jave me pare kabineti i PS-se ka bere nje gafe aspak te lejueshme per partine me te madhe opozitare ne kuadrin e njohurive per zhvillimet rajonale. Permes nje letre zyrtare derguar zyres se Partise Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ne cilesine e shefes se Kabinetit te Kryetarit - Partia Socialiste e Shqiperise kerkohet takim ne Prishtine me Ramush Haradinajn kreun e AAK-se i cili sic dihet boterisht ndodhet ne burg me vendim te Gjykates Nderkombetare te Hages nen akuza dhe dyshime se eshte i perfshire ne krime lufte akuza qe z. Haradinaj nuk i ka pranuar. Ne letren qe mban daten 21 nentor te ketij viti shkruhej Kerkese per takim me Kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves Zotin Ramush Haradinaj. Mes te tjerash ne leter thuhej Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise zoti Edi Rama do te zhvilloje nje vizite pune ne Kosove me date 28 nentor 2011. Ne kuader te kesaj vizite Kryetari i PSSH-se deshiron te kete nje takim me Kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves Z. Ramush Haradinaj. Duke shpresuar ne nje pergjigje sa me te shpejte nga ana juaj perfitoj nga rasti tju shpreh sigurimet e konsiderates sime te larte. Nuk ka ndonje konfirmim zyrtar se cila ka qene pergjigjja e marresit te letres Burim Ramadani te cilit dhe i drejtohej kerkesa per te siguruar takimin por sigurisht qe ai takim nuk u zhvillua kurre gjate vizites se kryesocialistit Rama ne Kosove sepse Ramush Haradinaj gjendet prej disa muajsh ne Hage por ky detaj i fundit dukej se nuk njihej nga kabineti i kreut te PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›