E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Demokracia edhe me e forte nese politika do udhehiqet nga parimet e dhjetoristeve

Urime per te rinjte ne diten e tyre ka percjelle edhe Presidenti Bamir Topi. Ne nje mesazh publik ai vlereson protestat politike te studenteve qe kishin te perbashket idealin per ta pare Shqiperine nje vend te lire demokratik dhe evropian. Ndersa kujton perpjekjet e studenteve ne vitet 90 Presidenti shpreh bindjen se arritjet sot do te ishin edhe me pozitive nese klasa politike shqiptare do te ishte udhehequr nga te njejtat parime si ne vitet lsquo90. Kam bindjen e thelle se ky bilanc do te kishte qene edhe me pozitiv se demokracia ne Shqiperi do te kishte qene edhe me e forte dhe integrimi euroatlantik edhe me i shpejte dhe i plote nese klasa politike shqiptare e tranzicionit do te ishte udhehequr ne veprimet e saj nga te njejtat parime idealiste dhe qytetare te Levizjes Studentore te vitit lsquo90 - deklaroi ai. Me tej Topi u beri thirrje te rinjve te jene aktiv ne politike. Duke kujtuar sot 8 Dhjetorin gjej rastin tu adresohem te gjithe te rinjve me apelin per te pasur nje rol me aktiv shoqeror per tu degjuar zeri i tyre ne cdo aspekt te vendimmarrjes politike dhe te sfidave te perbashketa shoqerore. Brezi yne i ri eshte pasuria me e madhe qe ne kemi ndaj edhe shteti e shoqeria do te duhet qe problematikat dhe interesat e tyre te shumta ti kene perparesi si investimi me i sigurt per te sotmen dhe te ardhmen - tha ai. Presidenti vleresoi ne mesazhin e tij se Levizja Studentore e Dhjetorit lsquo90 eshte dhe mbetet nje nga ngjarjet me kulmore ne historine e shtetit dhe shoqerise shqiptare. Asnjehere me pare nuk kemi pasur nje levizje kaq elitare perfaqesuese dhe idealiste me nje ndjenje te larte qytetarie dhe pergjegjesie ndaj vendit dhe fateve te tij. Ai brez pati kurajen ti kundervihej njerit prej regjimeve me staliniste ne Evrope pati mencurine te shpaloste nje program kerkesash politike thellesisht demokratike dhe evropiane si dhe pati aftesine te administronte kontributet me te cmuara te mendimit liberal dhe intelektual te kohes. Topi shprehu nderime per udheheqesit e kesaj levizjeje. Nje nderim i vecante shkon per Azem Hajdarin studentin udheheqes te Levizjes Studentore per Arben Brocin dhe emra te tjere perfaqesues te kesaj levizjeje qe u ndane nga jeta ne perpjekje per te mbrojtur dhe promovuar parimet politike per te cilat u ngriten ne Dhjetor lsquo90 - deklaroi ai. Topi vlereson arritjet e Shqiperise ne keto vite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›