E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Gadafi të largohet deri në fund të majit

Shefi i diplomacisë italiane Franko Fratini deklaroi se lideri i Libisë Moamer Gadafi duhet të largohet deri nga fundi i majit.

Fratini ka theksuar se duhet të pritet që deri atëherë Tribunali Ndërkombëtar në Hagë të lëshojë fletëarrest për Gadafin.

Nëse lëshohet fletëarrest do të jetë vështirë të gjendet zgjidhje për mërgimin e Gadafit dhe familjes, tha ai, duke shtuar se disa vende kanë sinjalizuar se janë të gatshme t`i pranojnë.

Kryediplomati italian sqaroi se goditja e Gadafit asnjëherë nuk ka qenë qëllim i ndërhyrjes ushtarake në Libi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›