E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në Poliçan, mbështetës të PS-së konfrontohen me një polic

Një incident është shënuar ditën e sotme në Poliçan ku mbështetës të kandidatit të PS-së Adriatik Zotkaj janë konfrontuar me një punonjës policie.
Mësohet se sherri ka nisur në momentin kur kandidati i PS-së Adriatik Zotkaj është shpallur fitues pas përfundimit të numërimit të votave.

Një punonjës i policisë në Poliçan ka ofenduar të gjithë banorët që kanë votuar për Adriatik Zotkaj, kandidatin e Partisë Socialiste. Kjo ka bërë që të lindë një konflikt mes policisë dhe simpatizantëve të kësaj force politike.

Banorët dhe uniformat blu kanë shkuar deri në konfrontime fizike, por pas ndërhyrjes edhe të kolegëve të policit në fjalë, gjithçka u kthye në normalitet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›