E Diel, 1 Nëntor 2026

Fratini: Kufijtë trajtohen nga vendet e interesuara

I pyetur mbi polemikat për paktin e ndarjes së ujërave midis Greqisë dhe Shqipërisë, ministri i Jashtëm italian tha se "unë them që çështjet të cilat kanë të bëjnë me kufijtë detarë duhet të trajtohen nga vendet e interesuara. Këtë qëndrim kam mbajtur me forcë kur bëhej fjalë për kufirin detar mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Aq më shumë e theksoj këtë qëndrim në çështjen me Greqinë". Sakaq, ministri shqiptar, Ilir Meta, në raport me të njëjtën çështje, tha se "lidhur me këtë marrëveshje dua të them se ajo është një marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila respekton dhe është mbështetur në zbatimin e konventës ndërkombëtare për detin dhe sigurisht respekton edhe interesat italiane. Për sa i përket pikës treshe, ajo do të negociohet mes tre palëve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›