Pranohen propozimet e PBDNJ-së për KZAZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje propozimet e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për anëtarë në komisionet zonale të administrimit të votave. Pas vendimit për bojkot nga ana e Partisë Socialiste, PBDNJ dorëzoi pranë këtij institucioni emrat për të plotësuar vendet vakante. Në bazë të shortit të hedhur, kjo parti do të kryesojë si mazhorancë në tre KZAZ, ndërsa dy të tjera i takojnë PD-së. Ngritja dhe konstituimi i KZAZ-ve i hap rrugë dorëzimit të listës së kandidatëve, ndërsa KQZ nga ana e saj është duke marrë masat përkatëse për organizimin e zgjedhjeve. Dy ditë më parë ajo miratoi strukturën e buxhetit të zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat do të kushtojnë 9.6 milionë lekë, duke përfshirë këtu edhe prodhimin e fletëve të votimit.
Në këto zgjedhje janë regjistruar tre parti, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës. PS vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, për shkak se e konsideron si të papranueshëm rezultatin e procesit elektoral të 28 qershorit.