E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Imami, me homologët e rajonit

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, takoi dje homologun e Maqedonisë dhe atë të Bullgarisë. Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë dhe ai i Maqedonisë përgëzuan ministrin Imami për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe rolin konstruktiv që po luan vendi ynë për stabilitetin në rajon. Ata u shprehën se iniciativa të tilla si SEDM janë një format që nxisin marrëdhëniet mes vendeve në rajon. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë kërkoi intensifikim të marrëdhënieve mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, dhe shkëmbim eksperience dhe ekspertize në fusha si ajo e sigurisë dhe mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›