E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Kufiri, kusht per liberalizimin e vizave

Konferenca e Peste ministeriale per bashkepunimin ne fushen e sigurise kufitare ne vendet e Evropes Juglindore mbledh ne Budva te Malit te Zi drejtues te Ministrive te Brendshme te rajonit. Prezent ne takim zv/presidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci dhe zv/drejtori i Pergjithshem, Pellumb Nako. Per te arritur qellimin e liberalizimit te vizave, Fratini u ka deklaruar vendeve pjesmarrese ne ministerial se nje nga kushtet kryesore eshte rritja e sigurise kufitare dhe kontrollit. Nderkohe qe eshte kerkuar vazhdim i bisedimeve per zbatimin e strategjive kombetare ne menaxhimin e kufijve, operacionet e perbashketa nderkufitare mes vendeve te rajonit dhe demilitarizimin e policise kufitare. Konferencen e pershendeti edhe Kryeministri i Malit te Zi, Zeljko Sturanovic, i cili theksoi nevojen e bashkepunimit rajonal per permbushjen e standardeve te kerkuara nga Bashkimi Evropian. Ne konference ka folur edhe ministri i Brendshem, Bujar Nishani, per Konventen e Vjenes ne cilesine e perfaqesuesit te vendit depozitues dhe ratifikimit te saj nga vendet anetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›