Mbeshtetje e SHBA per integrimin ne NATO
Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u takua me Sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Robert M.Gates, per te diskutuar progresin e vendeve te kartes se Adriatikut per reformat e kerkuara prej tyre per te marre ftesen ne NATO. Sekretari i Departamentit amerikan te Mbrojtjes, Robert M. Gates, priti ministrin shqiptar te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ate kroat Vukelic dhe maqedonas, Elenovski, ne kuader te takimit te katert vjetor te Ministerialit te Mbrojtjes te Kartes se Adriatikut (SHBA-A3).
Ministri Mediu e njohu homologun e tij amerikan me zhvillimet me te fundit ne Shqiperi, me reformat e ndermarra nga Qeveria shqiptare per marrjen e fteses per anetaresim, me situaten ne rajon menjehere pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, si dhe lidhur me pjesemarrjen e Shqiperise ne operacionet ushtarake ne Afganistan dhe Irak. Ceshtjet kryesore te diskutimeve perfshine zgjerimin e NATO-s ne Samitin e Prillit 2008, forcimin e bashkepunimit rajonal dhe probleme te sigurise. Ne kete takim, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, beri nje pasqyre te ecurise se reformave politike, ekonomike dhe ushtarake te ndermarra ne Shqiperi per arritjen e standardeve per te merituar anetaresimin ne Samitin e ardhshem te Bukureshtit. Ministri i Mbrojtjes njohu Sekretarin Gates me arritjet e fundit te Shqiperise ne fushen politike dhe me reformat ne Forcat tona te Armatosura, me kontributin e tyre ne Operacionet Paqeruajtese si dhe perpjekjet per profesionalizimin, modernizimin, rritjen e kapaciteteve dhe nderveprueshmerise per perafrimin sa me te shpejte me standardet e NATO-s. “Ne do te vazhdojme ne rrugen e reformave per anetaresim ne NATO”, u shpreh ministri Mediu. “Koha per anetaresimin e Shqiperise tashme ka ardhur”.
Sekretari Gates shprehu mbeshtetjen maksimale te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te ardhmen euroatlantike te Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise. Ai vleresoi kontributet e tre vendeve te Ballkanit Perendimor per paqen dhe stabilitetin jo vetem ne rajon, por dhe ne Afganistan e Irak. Ministri Mediu zhvilloi dhe nje takim miqesor me ish-sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.