Paraburgimi, ky “kamp pushimi”
Ornela Hila
Ministria e Drejtesise ka inauguruar dje, ne qytetin e Vlores, ambientet e reja te dhomave te paraburgimit. Ne ceremonine e rastit, ishin te pranishem ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ambasadori i komisionit Evropian ne Shqiperi, Helmut Lohan dhe ministrja austriake e Drejtesise, Maria Berger. Projekti u mundesua nga nje fond prej 3,7 milione eurosh, ndihme e Bashkimit Evropian. Te pranishmit theksuan se qellimi i ketij investimi eshte forcimi i kapaciteteve te sistemit gjyqesor dhe atij te burgjeve te Shqiperise ne perputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato nderkombetare.
“Eshte nje nga ambientet me bashkekohore ne vend, tha ne fjalen e tij ministri Alibeaj. Ajo qe eshte per t’u vleresuar, eshte cilesia e ketyre ambienteve qe perkon me standardet e Komunitetit Evropian. Kjo nuk duhet te sherbeje si nje spot per Vloren, qe ky ambient te shihet si dhome pushimi, por ata qe do te zgjedhin te akomodohen do te jetojne ne kushte mjaft cilesore”. Duke uruar qe ky ambient te jete sa me pak i populluar, ambasadori Lohan tha se qendra e re do te ndihmoje Shqiperine te ece nga faza e percaktimit te standardeve ne ate te implementimit te ketyre standardeve ne nje fushe kaq te rendesishme per te drejtat e njeriut dhe te drejtat civile. “Permiresimi i kapaciteteve dhe cilesise ne infrastrukturen e paraburgimit, krijimi i kushteve me te mira per te ndaluarit dhe reduktimi i qelive te mbipopulluara, jane hapa te rendesishem ne kete drejtim”, tha Lohan.
Masterplani per Sistemin e Paraburgimit ne Shqiperi e identifikoi ndertimin dhe pajisjen e Qendres se Vlores, si nje investim prioritar. Ai u hartua me ndihmen e nje projekti binjakezimi mes Ministrise se Drejtesise se Austrise, ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve te Republikes Sllovake dhe Ministrise se Drejtesise se Shqiperise dhe Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve te Shqiperise. Masterplani ben nje pasqyre te qarte te sistemit te paraburgimit dhe ofron rekomandime per investime ne kete sektor. Projektimi i gjashte qendrave te tjera te paraburgimit te identifikuara ne Masterplan Fier, Elbasan, Berat, Gjirokaster, Kukes dhe Shkoder do te financohet nga programet e ndihmes se Bashkimit Evropian, duke filluar nga maji i vitit 2008. Kjo faze do te pasohet nga ndertimi i Qendrave te Paraburgimit te Fierit dhe Elbasanit perseri me ndihmen financiare te Bashkimit Evropian.
Qendra e re, si do te jete
Qendra e Paraburgimit ne Vlore ofron akomodim per burra, gra dhe te mitur te ndaluar, hapesira mjekesore, nje zone per vizitoret, mjedise per workshop, zyra, lavanderi dhe kuzhine. Qendra siguron qendrimin e 115 te denuarve, ne dhoma njeshe, dyshe dhe katershe, ndersa ambientet kolektive per kalimin e kohes nuk mungojne. Qendra e re e paraburgimit ka nje siperfaqe prej 6700 m2. Punimet per te filluan me 15 gusht 2006 dhe zgjaten per afro 14 muaj. Ajo ka nje kapacitet te larte te paraburgosurish krahasuar me ate ekzistues ne Vlore. Ndersa me ne fund te paraburgosurit do te kene krevat, ngrohje, e per me teper dhoma me televizor e frigorifer. Sistemi i kontrollit eshte permiresuar, ku nuk mungojne sistemi i kamerave ne cdo ambient kolektiv, duke perjashtuar dhomat e te paraburgosurve. Rojet e burgut kane ambientet e tyre te kontrolli, ne cdo kat te godines.