E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistet, ilaci i prostates i skaduar

Dhjetera te moshuar te prefektures Elbasan ankohen se ilaci qe po perdorin per prostaten nuk ka asnje efekt mbi semundjen. Sipas tyre, ilaci me emrin “Urimax”, qe rimbursohet nga shteti, ka ardhur nga India dhe ka efekt shume me te dobet se medikamenti i meparshem me emrin “Umnik” qe vinte nga Perendimi. Pensionistet qe vuajne nga kjo semundje shprehen se ilaci jo vetem nuk po jep efekt, por po perkeqeson gjendjen e tyre shendetesore, duke manifestuar efekte anesore. Pacientet fajesojne Ministrine e Shendetesise, qe, sipas tyre, ka blere me tender me kosto me te ulet ilacin nga India . "Sapo kam nisur te marr kete ilac, kam dhimbje dhe jam bllokuar i teri. Mendoj se ai eshte i skaduar, madje po jep efekt te kundert ne trupin tone. Ilaci qe merrnim vitin e kaluar ishte me i mire. Ai vinte nga Perendimi. Jemi interesuar dhe na kane thene se ekziston ne farmaci”, ka pohuar Hajdar Murrizi, nje pensionist, qe vuan nga prostata. Sipas tij, te moshuarit nuk kane te holla qe te blejne medikamentin tjeter, pasi ai kushton. “Nuk eshte humane qe te luajne keshtu me jeten tone, pse e kane siguruar me cmim me te lire. Kete vit dy shoket e mi vdiqen nga kjo semundje dhe une mendoj se ilaci nuk ka dhene rezultat. Ndaj, kerkojme ndryshimin e menjehershem te tij", ka theksuar Hajdari. Por, kete shqetesim e kane edhe pensioniste te tjere. Ata i jane drejtuar per sqarime Drejtorise se Institutit te Kujdesit Shendetesor, por, sipas specialisteve te ketij instituti, ky eshte ilaci qe ofrohet per kete vit. Nga frika se mos vdesin, mjaft te moshuar jane duke blere vete ilace ne farmaci.
Drejtori i Institutit te Kujdesit Shendetesor ne Elbasan, Kamber Balla, u shpreh se dega e Elbasanit ka hartuar nje liste te dyte me emrat e ilaceve, te cilen ja ka derguar ministrise per miratim. Me pas jane vete pacientet qe zgjedhin ilacin e preferuar. Por, ne kete rast pacientet duket se do te paguajne diferencen e ilacit me te kushtueshem. Vitin e kaluar, IKSH ne Elbasan kishte ne dispozicion 250 milione leke te reja rimbursime ilacesh. Ndersa sivjet shuma eshte rritur ne 264 milione leke te reja.
Fatos Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›