E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi i Flamurit perplas institucionet

Punimet per rikonstruksionin e Sheshit te Flamurit ne qytetin e Vlores jane pezulluar per disa ore gjate paradites se djeshme. Nje punonjes i Zyres se Sherbimit Permbarimor ka mberritur ne vendin ku kryhen punimet me nje vendim gjykate, duke kerkuar nderprerjen e investimit te Bashkise se Vlores. Gjithcka ka ardhur pas nje dhe padie civile nga qytetari Alfred Rrapaj, i cili pretendon se investimi cenon pronen e tij. Nenkryetari i Bashkise, Halim Dervishaj, tha dje ne nje konference te posacme per shtyp se Permbarimi nuk ka kerkuar zgjidhje institucionale te problemit. Sipas tij, eshte krijuar nje klime konfliktuale, qe eshte thelluar me shoqerimin e dy teknikeve qe ndiqnin punimet. Nga ana e tij, permbaruesi Bujar Mehilli u shpreh se ai nuk po ben gje tjeter vec zbatimit te vendimit te gjykates. Gjithsesi puna ka rifilluar per zbatimin e projektit prej 23 milione lekesh qe synon rikonstruksionin e sheshit historik te Vlores.
O. Hila

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›