Fratini: Liria pa siguri është e kotë
Është një balancë e vështirë për t‘u arritur dhe që çdo shtet duhet të kontribuojë: Si mund të balancosh nevojën për siguri, kundrejt të drejtës bazë për liri në epokën e terrorizmit? Në Bashkimin Evropian një njeri është përgjegjës për të dhënë këtë përgjigje: Komisari i BE-së për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, italiani Franko Fratini ka mbajtur këtë post që nga viti 2004 dhe ai është njëkohësisht zëvendëspresident i Komisionit Evropian. Më parë, ai ka qenë avokat, gjykatës, deputet dhe ministër në vendin e tij.
Në muajt e fundit, Fratini ka zënë faqet e para të gazetave me
propozimet e tij për:
-Ruajtjen e të dhënave të emrave të pasagjerëve. Sipas propozimit, të gjitha kompanitë ajrore që fluturojnë për në BE, do të duhet të ruajnë të dhënat private mbi pasagjerët e tyre, si për shembull numrat e pasaportave dhe detajet e kartave të kreditit dhe t‘ua ofrojnë shërbimeve të fshehta të vendeve anëtare. Propozimi kërkon që 19 lloje të dhënash të ruhen deri në 13 vjet.
-Kontrollet në hyrje-dalje. Të gjithë shtetasit e vendeve të treta, jo anëtare të BE-së, do të duhej të ofrojnë të dhëna biometrike me qëllim që të hyjnë në zonën Shengen. Një sistem hyrje-daljeje pritet të identifikojë njerëzit që kanë tejkaluar kohëqëndrimin që u lejon viza. Sistemi do të njoftojë automatikisht rojat kufitare, nëse një shtetas i një vendi të tretë, jo anëtar i BE-së, ka tejkaluar vizën.
Por, a mos ka shkuar shumë larg me propozimet e tij komisari për lirinë dhe sigurinë? Kriticizmi ndaj propozimeve ka qenë i konsiderueshëm. "BE-ja po krijon masa për të ndërtuar mure të reja", tha Volfgang Kreissel-Dorfler, një deputet socialdemokrat në Parlamentin Evropian, në lidhje me sistemin. Kolegu i tij, Manfred Veber, i cili është zëdhënës i kristiandemokratëve në Parlamentin Evropian, paralajmëroi se "duhet të shqyrtohet në thellësi efektiviteti i masave ekzistuese, përpara se të propozohen masa të reja". Fratini vetë argumenton se liria pa siguri është e kotë. "Liria e parë është të jesh gjallë", thotë ai. Fratini është përkohësisht larg nga posti i tij si komisar, për shkak se aktualisht po merr pjesë në zgjedhjet kombëtare në Itali. Nëse partia e tij fiton, ai mund të bëhet ministër i Brendshëm i Italisë. Kohët e fundit, ai dha atë që mendohet të jetë intervista e tij e fundit si komisar, të paktën nëse partia e tij "Forza Italia", e udhëhequr nga Silvio Berluskoni, fiton zgjedhjet.
Nëse vërtet ktheheni në Itali, shumë gjermanë dhe evropianë të tjerë do të lëshojnë një psherëtimë çlirimi. Brixhid Zypries, për shembull, ministrja gjermane e Drejtësisë, kohët e fundit ju ka akuzuar se shpërfillni Kushtetutën e Gjermanisë?
Unë kam përmbushur detyrat e mia për tri vite e gjysmë me rezultate të mira dhe në bashkëpunim të mirë me shtetet anëtare. E pëlqej shumë punën që bëj...
Edhe kur një ministër për Çështjet Evropiane nga një shtet gjerman, si Uve Doring ju përqesh si një "maniak grumbullues të dhënash"?
E po, unë jam absolutisht i çmendur. Jam i çmendur për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve evropianë.
Komisioni Evropian dëshiron të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara për grumbullimin e të dhënave për pasagjerët e kompanive ajrore, që nga numri i karriges deri tek emri i agjentit të udhëtimit, ku është prenotuar fluturimi. Kjo tingëllon me të vërtetë pak çmenduri. A ka nevojë të jetë patjetër kështu?
Vitin e fundit, ne kemi arritur në një marrëveshje me amerikanët sa i përket transferimit të të dhënave, me qëllim ruajtjen e sigurisë së amerikanëve. Vetë do ta konsideroja të çuditshme nëse ne nuk shqetësohemi edhe për sigurinë e evropianëve. Kjo është arsyeja përse komisioni ka bërë një propozim që, me apo pa mua, duhet të diskutohet. Sepse ka ardhur koha të përballemi me rrezikun që shkaktojnë organizatat terroriste.
Dhe ata mund të ndalen duke mbledhur të dhëna udhëtimesh?
Hetimet kanë treguar se të gjithë terroristët që kanë kryer sulme kanë përdorur avionë ose për t‘u larguar dhe shpëtuar ose për të mbajtur kontakte me grupe terroriste. Merrni vetëm shembullin e atentatorëve në Londër: Përpara sulmeve, ata kishin fluturuar disa herë për në Pakistan dhe anasjelltas.
Por, për kapjen e pak terroristëve, do të duhet të mblidhen
të dhënat e shumë miliona pasagjerëve?
Po. Por ne nuk do të ndërhyjmë në jetët e tyre private. Nëse unë nuk bëj asgjë të keqe, të dhënat e mia do të mblidhen, do të ruhen dhe në fund do të fshihen. Eshtë kaq e thjeshtë.
Sipas idesë së Komisionit Evropian, të dhënat do të mbahen për një periudhë shumë të gjatë, deri 13 vjet?
E pranoj, kjo është një kohë e gjatë. Por hetimet në rastet e krimeve ndërkombëtare zgjasin shumë. Për mua, gjëja më e rëndësishme është që një terrorist të shkojë para gjyqit. Shihni Spanjën. U deshën më shumë se tre vjet përpara se të dënoheshin ata që vunë bombat në Madrid.
Një anëtar i komisionit ka thënë se të dhënat mund të përdoren gjithashtu edhe për të qartësuar raste të thjeshta vjedhjesh...
Kjo gjë nuk korrespondon me konceptin që ka komisioni. Më e shumta, unë do të imagjinoja gjithashtu përdorimin e të dhënave në krimet ndërkufitare, si për shembull abuzimi me fëmijët. Kush do të na kundërshtonte nëse përdornim të dhënat e pedofilëve për të luftuar këta të fundit?
Po atëherë, cili është limiti dhe a nuk mbetet dyshimi se të dhënat mund të grabiten? Këtë vjeshtë në Britaninë e Madhe, autoriteti i taksimit humbi dy CD me të dhënat e mbi 25 milionë qytetarëve...
Mund të qëndroni të sigurt se të dhënat do të jenë të ruajtura më së miri. Unë jam gjithashtu i gatshëm të inicioj sanksione ligjore për të ndëshkuar çdolloj keqpërdorimi. Dhe një gjë nuk duhet ta harroni. Problemi nuk është depozitimi i të dhënave, problemi është terrorizmi.
Ju nuk mendoni se terroristët janë aq të zotë sa për të shmangur metoda të tilla gjurmimi? Ata thjesht mund të udhëtojnë me anije, apo me tren...
Ky është me të vërtetë një problem dhe ne duhet të ruajmë të njëjtin ritëm edhe për këto. Aeroplanët janë thjesht faza e parë. Në fazën pasardhëse ne duhet që të merremi me trenat. A e dini që një prej atentatorëve të sulmeve të Londrës më 2005 arriti të arratiset nga Franca për në Itali me tren? Kjo është një provë që neve na duhen teknologji të reja për të monitoruar edhe pasagjerët e trenave.
Dhe si do të funksiononte kjo?
Me mbikëqyrje përmes telekamerave, për shembull, siç kemi bërë tashmë pjesërisht në disa stacione trenash dhe autobusësh. Dhe sigurisht, nuk mund t‘i harrojmë anijet. Instalimi i një sistemi të tillë gjithëpërfshirës mbikëqyrjeje në rrugët e transportit nuk mund të ndodhë brenda natës.
Komisioni e kërkon këtë në terma afatgjatë?
Qëllimi i Evropës duhet të jetë mbrojtja totale në kufijtë e jashtëm dhe lëvizja e lirë brenda Unionit. Megjithatë, ne duhet gjithashtu të kemi aftësinë të kapim kriminelët. Evropa ka një territor shumë të madh që ofron liri të pakufishme lëvizjeje. Ne nuk duhet të lejojmë që kriminelët ta shfrytëzojnë këtë liri.
Brenda Komisionit Evropian, ju jeni përgjegjës jo vetëm për sigurinë, por edhe për lirinë. Nëse komisioni arrin me të vërtetë këtë mbikëqyrje anijesh, trenash dhe avionësh, ju ndoshta do të rrisni sigurinë, por çfarë do të mbetet nga liria?
Liria e parë është që të jesh gjallë.
Dhe për këtë ju duhet të ruani se çfarë karrigeje kam zënë unë gjatë 13 viteve të fundit?
Po, kjo mund të jetë e nevojshme. Vite më parë, amerikanët nuk lejonin një pasagjer të hipte në avion, për arsye se gjenin informacion të dyshimtë në bankën e tyre të të dhënave. Pesë vjet më vonë, një gisht i këtij personi u gjet në Afganistan, aty ku ai kishte kryer një sulm vetëvrasës. Pa pasur dijeni për disa të dhëna, ai do të ishte lejuar të hynte në Shtetet e Bashkuara.
Interesat e ndryshme të shteteve anëtare shpeshherë pengojnë një bashkëpunim më të mirë brenda BE-së. Ju vetë keni paralajmëruar dikur për rrugën njëkahëshe të egoizmit nacional. A është vërtet e gatshme Evropa për një politikë të përbashkët të brendshme dhe drejtësie?
Kur mora këtë detyrë tre vjet e gjysmë më parë, situata ishte tërësisht ndryshe. Vendet nuk ishin dakord me njëra-tjetrën për politikat bazë, si për shembull politika e migrimit. Sot ne kemi agjencinë e mbrojtjes së kufijve, ‘Frontex‘, si dhe një fond për integrimin e shtetasve nga vende të treta, me mbi 800 milionë euro në masa ndihmëse.
Por, ditët e fundit kemi parë se mbeten shumë probleme. Republika Çeke sapo ka arritur një marrëveshje vizash me Shtetet e Bashkuara, përkundër dëshirës së BE-së; Gjermania pretendon se vende të tjera nuk janë konsistentë sa i përket kundërvënies ndaj atyre që kryejnë evazion fiskal, për të mos përmendur partnerët si Zvicra dhe Lihtenshtajni...
Ndonëse taksat nuk janë përgjegjësia ime, më duhet të them: Ka kuptim që Zvicra dhe Lihtenshtajni afrohen më shumë me ne. Mos harroni, janë në mënyrë të veçantë delegacionet gjermane dhe austriake që kanë nxitur Zvicrën dhe Lihtenshtajnin të hyjnë sa më shpejt në zonën e Shengenit. Dhe qeveria e Lihtenshtajnit ka premtuar të bashkëpunojë më ngushtë në lidhje me çështjet e taksave.
Bashkimi Evropian ka 27 anëtarë dhe me siguri do të vazhdojë të rritet. A mundet që një zonë e unifikuar "lirie, sigurie dhe drejtësie", siç premton BE-ja, të dalë vërtet nga kaq shumë vende të ndryshme nga njëra-tjetra?
Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Por ne tashmë kemi arritur shumë: lirinë e lëvizjes brenda zonës së Shengenit, bashkëpunim të zgjeruar në çështjet policore, si dhe progres të madh në të drejtat civile. Në të njëjtën kohë, ne duhet të shohim nga e ardhmja dhe të konsiderojmë se si Evropa duhet të duket pas dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjetësh.
A do të jemi ne të gjithë qytetarë të BE-së dhe jo më italianë apo gjermanë?
Jo, unë jam një avokat i madh i traditave lokale dhe kombëtare. Unë e konsideroj vetveten një fiorentin, më pas një toskan, pastaj një italian dhe në fund një evropian. Është një dobi shtesë të jesh qytetar i Bashkimit Evropian. Por nuk është se do të përjetojmë një shkrirje mes popujve.
Shkruar nga: Markus Verbeet
Marrë nga "Der Spiegel"
Propozimet
-Ruajtjen e të dhënave të emrave të pasagjerëve. Të gjitha kompanitë ajrore që fluturojnë për në BE, do të duhet të ruajnë të dhënat private mbi pasagjerët e tyre, si për shembull numrat e pasaportave dhe detajet e kartave të kreditit, si dhe t‘ua ofrojnë shërbimeve të fshehta të vendeve anëtare. 19 lloje të dhënash të ruhen deri në 13 vjet
-Kontrollet në hyrje-dalje. Të gjithë shtetasit e vendeve të treta, jo anëtare të BE-së, do të duhej të ofrojnë të dhëna biometrike, me qëllim që të hyjnë në zonën Shengen. Një sistem hyrje-daljeje pritet të identifikojë njerëzit që kanë tejkaluar kohëqëndrimin që u lejon viza. Sistemi do të njoftojë automatikisht rojat kufitare, nëse një shtetas i një vendi të tretë, jo anëtar i BE-së, ka tejkaluar vizën