Shqiptarët: Mali i Zi ta njohë pavarësinë e Kosovës
Partitë shqiptare të Malit të Zi vendosën të sanksionojnë partinë në pushtet, që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke refuzuar të mbështesin Presidentin e deritanishëm, Filip Vujanoviç, që shihet si favoriti i madh për të fituar zgjedhjet presidenciale të së dielës. "Autoritetet aktuale që kanë përfituar gjithmonë nga mbështetja e popullsisë shqiptare, na kanë zhgënjyer", i shpjegoi AFP-së Smail Maliq Çunmulaj, kryetar i Bashkisë së Tuzit, një qyteti i krahinës Malesija pranë kufirit me Shqipërinë, i populluar në shumicën e tij nga shqiptarë. "Mali i Zi nuk ka asnjë arsye për të pritur për njohjen e pavarësisë së Kosovës", shton Çunmulaj, duke nënvizuar qëllimin e tij për të "bërë presion" mbi qeverinë për të dalë fitues.
Shqiptarët e Malit të Zi, afro 8 për qind e popullsisë, përfaqësohen nga gjashtë parti, pesë prej të cilave kanë zgjedhur të mos e mbështesin Vujanoviçin. Kjo e bën edhe më të pasigurtë fitoren e tij të mundshme që në raundin e parë, edhe pse sondazhet i japin më shumë se 50 për qind të votave. Njohja e pavarësisë së Kosovës së shpallur më 17 shkurt, është një çështje e ndjeshme për autoritetet malazeze. Ato preferojnë t‘i japin kohë vetes për të mos irrituar serbët që në Mal të Zi janë katër herë më shumë në numër se shqiptarët.
Vetëm një parti shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (DUA), ka zgjedhur të tregohet pajtuese me pushtetin, duke mbështetur Vujanoviçin. "Mali i Zi ka mbajtur një qëndrim pragmatik kundrejt Kosovës së pavarur, të cilën do ta njohë së afërmi", siguron Ferhat Dinosha, një nga drejtuesit e DUA-s. "Mali i Zi aspiron për një integrim euroatlantik dhe ai do ta njohë Kosovën në këtë rrugë", shtoi ai.
Por pjesa më e madhe e partive shqiptare të Malit të Zi, përveç çështjes së njohjes së Kosovës, kanë edhe ankesa të tjera kundër partisë së Vujanoviçit, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS, në pushtet). Kështu, një pjesë vlerëson se të drejtat e shqiptarëve nuk janë përmirësuar pas pavarësisë së Malit të Zi që u arrit në mars 2006, me referendum. Ata i kritikojnë veçanërisht autoritetet që nuk i dhanë statusin e bashkisë autonome qytetit të Tuzit, ku pjesa më e madhe e banorëve janë me origjinë shqiptare. "Autoritetet nuk i mbajtën premtimet", nënvizon Çunmulaj.
Shumë të tjerë kanë ankesa lidhur me një projekt për privatizimin e tokave buzë Adriatikut, ku shqiptarët pretendojnë të jenë pronarë dhe vlera e së cilës është rritur ndjeshëm për arsye të "bumit" turistik që Mali i Zi ka njohur që pas shpalljes së pavarësisë. Të tjerë shprehen se 14 shqiptarë, në pritje të procesit të tyre, pasi u arrestuan për terrorizëm në shtator 2006 përpara zgjedhjeve legjislative, janë torturuar. Por brenda komunitetit shqiptar në Mal të Zi ka edhe nga ata që vlerësojnë. "Shqiptarët nuk e harrojnë se Mali i Zi i hapi dyert gjatë luftës së Kosovës", nënvizon Dinosha.