Qoftet e NATO-s dhe kinezerite e Pollos
Marrja e ftesës për t‘u anëtarësuar në NATO është pa dyshim një lajm i madh për të gjithë shqiptarët. Është një status që e fut Shqipërinë në një tjetër hulli dhe ajo që është më e rëndësishmja, e vendos klasën tonë politike në një monitorim më të rreptë, pra hyjmë në një rrugë progresi pa mundësi kthimi pas. Pra, vetëm sa jemi futur në një rrugë dhe kaq.
Por në Shqipëri një vendim i tillë politik po përcillet me një atmosferë të sforcuar festive dhe qesharake. Pasi shumë makina të institucioneve shtetërore u nxorën të enjten në rrugë me bori e flamuj kombëtarë dhe simbolet e NATO-s, të premten grupe rinore u angazhuan në të tjera ceremoni festive. Pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, mejhanet e qofteve që qelbin bulevardin dhe selinë e Kryeministrisë shpërndanin … qofte, "Fanta" dhe "Coca Cola" falas. Kush donte të bënte pak më shumë qejf, birrën duhej ta blinte vetë. Dhe kjo, me rastin e "anëtarësimit" në NATO. Mes kësaj hareje populli nuk dallon dot se ftesa është tjetër gjë dhe anëtarësimi tjetër gjë. Ndërsa disa grupe muzikore interpretonin një allasoj muzike, që vetëm me një festë nuk kishte lidhje. Ndërsa të shtunën, Ministria e Kulturës publikoi një kalendar tjetër aktivitetesh festive, që do të zhvillohen të dielën, me kuaj e parada, e madje do të vazhdohet edhe të hënën, edhe të martën...
Kjo atmosferë na kujton historinë e atij çobanit, i cili nga gëzimi i madh që mori nuse të re, u mbyll në shtëpi për një javë rresht. E kur doli, delet kishin ngordhur të gjitha nga uria, ndaj nusja i iku se nuk kish ç‘të hante.
Edhe kroatët u gëzuan politikisht për ftesën, por tregtarët nuk u yshtën nga qeveria të qerasnin njerëzit rrugëve. Madje, të shtunën, kur Presidenti amerikan fliste në sheshin historik të Zagrebit, disa qindra njerëz protestuan kundër luftës në Irak e Afganistan. Një situatë krejt normale kjo në një shoqëri të hapur, civile e demokratike.
Edhe në Shqipëri ka njerëz që mendojnë se lufta nuk është e drejtë, por e mendojmë dot ne që nën këtë mjedis festiv të prodhuar nga qeveria të ketë kush kurajën të thotë që, lufta në Irak nuk është e drejtë? Nëse ky mjedis festiv do të prodhohej nga vetë shoqëria, do ta pranonim, por kur ai stiset në mënyrë artificiale nga qeveria, kjo është për të vënë kujën.
Jashtë kësaj euforie, e cila bart sa injorancë aq edhe inferioritet, nuk mbetet as Ministria e Arsimit. Nën aromën e qofteve të qeverisë, ministri Genc Pollo siguroi se në vitin e ri shkollor, që në shkolla të futej edhe një lëndë mësimore për NATO-n. Ndërsa qerasja me qofte për NATO-n është një budallallëk që iku bashkë me të premten, ky i Pollos kemi frikë se do të na mbetet në derë, ashtu si shumë të tjerë.
Për atë Zot, jemi të gjithë të përgjegjshëm që Shqipëria në NATO është një hap i madh, që do të ndryshojë rrjedhën e historisë së shqiptarëve, porse përse një fëmijë në shkollë duhet të mësojë se ç‘është Aleanca e Atlantikut Verior, sa ushtarë e tanke ka, këtë nuk e shpjegojmë dot. Kur fëmijët mësojnë germën N, në Abetare, e shoqërojnë atë me fjalinë: "Nina luan me top". Mos vallë tashmë kjo duhet shkruar: "N" e madhe e shtypit, "n" e vogël e shtypit: "NATO gjuan me top"?
Ministria e Arsimit, para se të fusë në shkollë lëndë mësimore mbi NATO-n, duhet të angazhohet që tekstet e mësimeve bazë të jenë profesionale, të jenë serioze e jo plot gabime logjike e ortografike. Para se fëmijëve t‘u mësohet NATO dhe logjistika ushtarake, atyre u duhet mësuar si të sillen në shoqëri, si të respektojnë semaforin, si të mbrojnë e respektojnë mjedisin, si të mos hedhin letra e mbeturina në rrugë etj. Përpara se nxënësit dhe adoleshentët shqiptarë të marrin njohuri për ushtritë e vendeve të tjera dhe luftën në Irak e Afganistan, ata duhet të marrin njohuri mbi edukatën seksuale.
Vetëm pak javë më parë, mjekët specialistë dhe sociologët dhanë alarmin, se pas pak vitesh, Shqipëria rrezikon të shndërrohet në një republikë afrikane për sa u përket sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Ata flasin për mungesë edukate, mungesë njohurish dhe një brez rinie të shthurur, që përdor drogë edhe në shkollë dhe bën seks me shumë partnerë që në moshën 16-vjeçare.
Me pak fjalë, fëmijët duhen mësuar se si të bëhen QYTETARE dinjotozë, të një republike që pritet të jetë nesër në NATO dhe BE. Ministri i Arsimit duhet të dijë që në zonat rurale, pjesa dërrmuese e fëmijëve, edhe pasi kanë përfunduar ciklin 9-vjeçar të shkollës, kanë mangësi të theksuara gjuhësore. Shumë prej tyre nuk dinë as të bëjnë veprimet më të thjeshta matematikore. Ata kanë mangësi të theksuara në mësimin e historisë së vendit të tyre. Të shkolluarit e tranzicionit, në shumicë dërrmuese, nuk dinë kur është shpallur Pavarësia e vendit, Ditën e Verës e dinë për ditën e lindjes së Muhamedit, 8 Marsin e dinë për ditën e lindjes së Nënë Terezës, ndërsa 1 Majin e dinë thjesht një festë për të ngrënë mish e për të pirë raki. Këto duhet të mësojnë më parë fëmijët dhe nxënësit shqiptarë. Ndërsa NATO është detyrë e politikanëve dhe ekspertëve ushtarakë.
Por, Ministria e Arsimit mund të stimulojë botimin e historisë së NATO-s dhe artikujve e studimeve mbi këtë aleancë ushtarake. Të organizojë seminare e debate (edhe pse ka OJF të ndryshme që mund ta marrin përsipër këtë mision), në salla apo ekrane televizive. Kjo, në mënyrë që ata që kanë interes të informohen, të kenë ku dhe me çfarë. Por klasa jonë politike vazhdon të udhëhiqet ende nga mentaliteti komunist, njësoj si në kohën kur fëmijët viheshin të mësonin historinë e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e më pas atë të Partisë Komuniste të Kinës.
Mania për sa më shumë populizëm i shtyn zyrtarët shqiptarë drejt këtyre kinezërirave dhe budallallëqeve pa fre. Festimet në sheshe me qofte, daulle e çingije, janë një produkt qeveritar për t‘i imponuar popullit suksesin. Megjithatë, ato do të shuhen shpejt, por nëse Ministria e Arsimit do të vendosë zyrtarisht të fusë mësime mbi NATO-n në librat e fëmijëve, kjo duhet ndaluar. Boll kusure ka shkolla nga reformat "Made in Pollo".