Haradinaj: Thaçi po punon pa program
Ramush Haradinaj e ka nisur ditën e dytë të tij në Kosovë me mesazhe të forta. Ka ndërmend të bëjë një opozitë të fortë dhe nuk i kursen kritikat ndaj Kryeministrit aktual, Hashim Thaçi. Rugovën e nderoi me kurora me lule te varri i tij, ndërsa Prekazi ishte pika tjetër e agjendës së tij. Preferon t‘u shmanget përgjigjeve të drejtpërdrejta, por kthimi i tij në skenën politike kosovare është domethënës në këtë fazë. Pritet që Haradinaj t‘i japë dinamizëm opozitës, e cila ka qenë anemike gjatë gjithë kësaj kohe. Në intervistën e tij të parë ekskluzive, Haradinaj, i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, tregon disa nga planet e tij të afërta.
Procesi ndaj jush përfundoi me hedhjen poshtë të akuzave të ngritura nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës. E njëjta gjë ndodhi edhe me zotin Limaj. Sipas jush, përse u ngritën këto procese gjyqësore ndaj ish-komandantëve të UÇK-së?
Në radhë të parë, institucioni i Tribunalit ka në mision dhënien e vlerësimit për të këqijat që kanë ndodhur në kohën e luftës. Besoj se, me këtë rast, është shqyrtuar edhe gjendja. Është parë nëse janë kryer krime nga UÇK-ja. Pra, aktakuzat e ngritura në një mënyrë ishin një lloj shqyrtimi për të parë nëse kanë ndodhur apo jo ato veprime që janë propaganduar nga armiqtë, me të cilët ne kemi qenë në konflikt. Vendimet e gjyqit vërtetuan se nuk kanë ndodhur ato për çfarë janë akuzuar njerëzit e UÇK-së.
Është thënë shpesh që këto akuza ose Tribunali i Hagës është bazuar në propagandën dhe dëshmitë e bëra nga shteti i Serbisë, duke pasur parasysh dëshmitë që janë shqyrtuar në të gjithë procesin gjyqësor?
Njerëzit që merren me ligjin ndërkombëtar dhe ekspertët japin vlerësimet e tyre. Është një institucion i rëndësishëm i së drejtës ndërkombëtare dhe, si i tillë, ne jemi të përcaktuar për bashkëpunim të plotë dhe për të marrë obligime ndaj ligjit ndërkombëtar.
Tribunali i Hagës ndërpreu karrierën tuaj në momentin më të rëndësishëm, kur ju ishit Kryeministër. Për tre vjet keni qëndruar në burg, edhe pse një periudhë ju lanë të ktheheni në shtëpinë tuaj. Ǒdo të thotë të jesh një i burgosur i Hagës?
Përcaktimi im ose i të gjithë njerëzve që dëshirojnë të përcaktojnë interesin e popullit, megjithëse të qenit në politikë nënkupton marrje me interesa të një numri më të madh të njerëzve. Kur përcaktohesh për një rrugë të tillë, je në dijeni se ndërtimi i këtyre interesave, në këtë rast interesi i Kosovës për statusin e pazgjidhur, nuk është një rrugë e lehtë. Duke e pasur këtë si mision, të gjitha sfidat që i hasim janë deri diku rutinë, janë pjesë e punës, e jetës dhe, në këtë mënyrë, jam ndjerë edhe gjatë kohës që fizikisht nuk isha këtu.
Kur u larguat, ju thatë që po bëni një rrugë të shkurtër, ca ditë pushim. Vërtet ndodhi kështu...
Unë i kam bërë 15 muaj pushim të plota. Më shumë se një vit, fizikisht nuk kam qenë në Kosovë.
Megjithatë, ndikimi juaj ka qenë i fortë apo jo?
Natyrisht që njerëzit, të cilët punojnë për njerëzit e tyre, do të kenë ndikim, në çdo mënyrë, pa marrë parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës, ky moment shumë i rëndësishëm, ju gjeti në Hagë. A mund të na tregoni si e përjetuat atë ditë?
Si çdo shqiptar që atë ditë nuk ka qenë në Kosovë.
Kthimi juaj në skenën politike të Kosovës pritet ta dinamizojë jetën politike. Cilat janë planet tuaja? A duhet të presim një opozitë më të fortë tani?
Është arritur shumë në Kosovë, vendimi mbi statusin dhe proceset ku ndodhet Kosova sot. Pra, edhe bërja e Kushtetutës, edhe hyrja në fuqi rezulton me marrjen e përgjegjësive, në kuptimin e ligjit, edhe në obligimet që ka marrë Kosova ndaj aleatëve e partnerëve ndërkombëtarë. Pra, tash ndodhemi në periudhën e zbatimit të të gjitha këtyre obligimeve, që janë më shumë se vendime të marra. Në këtë vendim do të jetë edhe ndihma ime, e Kosovës dhe e institucioneve, në mënyrë që obligimet e marra t‘i zbatojmë me sukses.
A pritet një opozitë më e fortë, pas kthimit tuaj?
Pritet një punë më e madhe e imja, meqenëse do të mund të punoj në Kosovë dhe shpresoj që do të mund të mobilizoj të gjithë për më shumë punë në Kosovë.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe që nuk ishit, Kosova ka bërë shumë kompromise për shkak të pavarësisë. Kompromiset vazhdojnë: kemi akoma prezencën e UNMIK-ut, një situatë krejt të paqartë. Cili do të jetë qëndrimi juaj? A do të ketë një dorë më të fortë, që do t‘i bjerë tavolinës e të thotë: Ne duam të vendosim për Kosovën?
Nuk i shoh si kompromise të bëra. Në fakt janë marrëveshje, që burojnë nga marrëveshje edhe shumë më të hershme. Ju jeni në dijeni se Ekipi i Unitetit, së pari, u udhëhoq nga Presidenti i ndjerë Rugova dhe ishte formuar në rrethana tjera. Pastaj vija e pozicioneve politike është bërë me dakordim. Pra, të gjitha që kanë ndodhur në Kosovë janë bërë me marrëveshje politike të të gjitha partive, edhe atyre që janë në pushtet, por edhe partive që sot ndodhen në opozitë. Në fakt, shumë vendime janë derivuar ose janë vetëm inerci apo vazhdim i punës së bërë më herët. Nuk ka nevojë në Kosovë për dorë të fortë, pasi pozicioni është shumë i qartë: edhe pozicioni i UNMIK-ut është i qartë, edhe i EULEX-it është i qartë dhe dihen mandatet e afatet. Ka nevojë thjesht të zbatohen vendimet.
P.sh., në Kosovë pritet të vijë për fushatë Tomisllav Nikoliç. Tani Kosova ka shpallur pavarësinë. Sipas jush, si duhet vepruar?
Ne duhet ta ndërtojmë atë që kemi vendosur. T‘i japim kuptim shtetit në Kosovë.
Cilat janë raportet tuaja me Kryeministrin aktual, Thaçi?
Në të gjitha çështjet që janë arritur për Kosovën, ne bashkohemi. Gjithsesi, kam një kritikë për mënyrën se si ka punuar deri më tani kjo qeveri, pa një program. Besoj që të gjithë njerëzit e vetëdijshëm e dinë që udhëheqja pa një program është improvizim. Nuk ka nevojë të vazhdohet pa program. Qeveritë e Kosovës, në rrethana jonormale kanë pasur program, dhe mendoj që ka qenë një lëshim jo i mirë për njerëzit e Kosovës që të udhëheqin.
Profil
Ish-komandanti i akuzuar i UÇK-së
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shpallur i pafajshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë në Hagë, është një ish-komandant i UÇK-së që shqiptarët e Kosovës e konsiderojnë si një hero. I akuzuar për "spastrim etnik" gjatë luftës së Kosovës (1998-1999), Haradinaj doli i pafajshëm në përfundim të një procesi në Hagë. I njohur për qëndrimet e tij të palëkundura kundrejt Beogradit, Haradinaj drejtoi gjatë konfliktit 1998-1999 njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në perëndim të krahinës, e veçanërisht në rajonet e Pejës, Deçanit dhe Gjakovës.
I lindur në Glloxhan, lokalitet pranë Deçanit (perëndim i Kosovës) më 3 korrik 1968, Haradinaj ka një diplomë të Fakultetit Juridik të Prishtinës, ndërsa po vazhdon studimet Master për Ekonomi në Universitetin amerikan të Prishtinës. Ai e kreu shërbimin ushtarak në radhët e Ushtrisë Federale Jugosllave (JNA) në juglindje të Serbisë, përpara se të merrte pjesë në 1989-ën në manifestimet e shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Beogradit. Më pas emigroi në Zvicër, para se të bashkohej me Legjionin e huaj francez. Pas kthimit në Kosovë, në 1997-ën, ai organizoi së bashku me dy vëllezërit e tij, Daut dhe Shkëlzen, një grup për të sulmuar policinë serbe në Kosovë.
Në Glloxhan, ai themeloi njësinë e quajtur "Shqiponjat e zeza", të integruar në UÇK. Ky grup u akuzua nga autoritetet e Beogradit se ka torturuar dhe vrarë dhjetëra civilë serbë pranë liqenit të Radonjicit, në rajonin e Deçanit, akuza që rezultuan të pabaza. Në prill 2000, Haradinaj u fut në politikë. Ai u zgjodh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në qershor 2002. Në zgjedhjet legjislative të tetorit të kaluar në Kosovë, AAK-ja fitoi 9 vende nga 120 që numëron Kuvendi, dhe u bashkua me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) të Ibrahim Rugovës, që ka 47 vende. Kandidatura e Haradinajt për postin e Kryeministrit nuk ngjalli asnjë kundërshtim nga ana e drejtuesve të Misionit të OKB-së (UNMIK) që administron Kosovën që prej 1999-s.