Fratini: Me 2010 hiqen vizat me Shqiperine
Goriza (Slloveni)- Shqiperia dhe Bosnja do te perfitojne nga liberalizimi i vizave brenda vitit 2010. Kjo ka qene deklarata e djeshme e ministrit te Jashtem italian, Franko Frattini, ne lidhje me procesin e integrimit te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian dhe levizjen e lire te qytetareve te gjithe rajonit ne hapesiren shengen.
Ne fjalen e tij ne forumin e mbajtur ne Goriza te Sllovenise, per "Skenaret e zhvillimit Adriatiko - Ballkanik", shefi i diplomacise italiane, Frattini ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk ka me dilema per te ardhmen evropiane te Ballkanit Perendimor.
Duke u ndalur ne ceshtjen e liberalizimit te vizave, ministri i Jashtem italian ka nenvizuar faktin se edhe per Kosoven Komisioni Evropian duhet te nise dialogun per te hequr vizat, nje deklarate kjo e dhene per here te pare nga nje zyrtar i larte evropian, duke treguar qarte se dhe Kosova eshte ne rrugen e mbare te heqjes se vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Por shefi i diplomacise italiane ka qene shume i sigurte per futjen e Shqiperise ne hapesiren shengen, brenda ketij viti. "Liberalizimi i vizave eshte ne fuqi me Malin e Zi, Serbine dhe Maqedonine. Impenjimi eshte qe edhe Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina mund te arrijne objektivin brenda vitit 2010, duke arritur progres ne parametrat e kerkuar nga Bashkimi Evropian. Ne menyre analoge mendojme se dialogu per heqjen e vizave mund te filloje shume shpejt dhe per Kosoven", ka deklaruar ministri i Jashtem Frattini. Ne nje vleresim historik per rajonin, ministri i Jashtem italian eshte ndalur gjeresisht te Shqiperia si vendi me te kaluar komuniste qe sot troket ne dyert e BE-se. Ai u shpreh se disa vite me pare, vezhguesit e BE-se kane qene skeptike, ne lidhje me avancimin e Shqiperise dhe Serbise si vende ish-komuniste drejt BE-se. "Sot qendrimi i ketyre vendeve drejt Bashkimit Evropian eshte konkret", ka thene ministri Frattini. Duke evidentuar ne kete rast dhe progresin qe ka bere Shqiperia gjate gjithe ketyre viteve te fundit. Nder te tjera, ne fjalen e tij, diplomati italian ka theksuar se Tirana zyrtare me marrjen e pyetesorit tregon dhe vullnetin e qeverise per t'u bere pjese e BE-se.