PS: Berisha t'ju shpjegoje shqiptareve rritjen e cmimeve, tunelin dhe pronat
Partia Socialiste e ka cilesuar vendimin e kryeministrit Sali Berisha, per te dialoguar me shqiptaret, si demagogjine e tij te radhes. Permes nje deklarate per shtyp, Eduard Shalsi, ka reaguar ndaj deklaratave te kreut te mazhorances, duke i kerkuar t'u shpjegoje shqiptareve arsyen pse fatura e energjise elektrike eshte shtrenjtuar kaq shume. "Perse cmimet e shportes si vaji, sheqeri, frutat dhe perimet jane bere te paperballueshme? Sali Berisha duhet t'u thote pensionisteve cfare duhet te bejne me pare, me pensionet qesharake qe marrin, te paguajne ilacet qe rimbursohen gjithmone e me pak apo te paguajne faturen e ujit qe po shtrenjtohet bashke me faturen e energjise?", reagoi Shalsi. Sipas tij, kreu i qeverise duhet te sqaroje se i kujt eshte faji dhe kush do te mbaje pergjegjesi per shembjen e tunelit te Kalimashit, i cili groposi miliona euro dhe qe sot vazhdon te mbetet mister kur do te hapet dhe sa do te kushtoje. Me tej, ai tha se Sali Berisha duhet te beje nje ndalese ne Orikum e te perballet me grate, nenat dhe motrat, qe edhe ne 8 Mars, detyrohen te protestojne pasi kjo qeveri po u vjedh pronen dhe te ardhmen. Zyrtari socialist theksoi se "kryeministri i Ruzhdies, le te vizitoje minatoret ne Bulqize, te cilet nuk pati kurajen t'i prese ne zyren e tij, e le t'u shpjegoje atyre perse i ka prere ne bese dhe ende sot nuk u ka dhene statusin dhe pensionin e premtuar". "Nderkohe qe kemi nje nevoje te jashtezakonshme per nje lider ne krye te puneve qe t'i jape zgjidhje sfidave dhe problemeve, (vetem sot INSTAT publikoi rendimin e kostos se jeteses se qytetareve, 4.4% inflacioni nderkohe qe ushqimet qe jane rritur me rreth 8%) mesuam se Sali Berisha, per te nxjerre vendin nga ky mjerim ku e ka zhytur do te dale te sorollatet neper Shqiperi per te vazhduar te ngope shqiptaret me demagogjine e tij bajate", perfundoi reagimin e tij, Eduart Shalsi.