E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri ben paralele mes cmimeve "Oskar" dhe 8 Marsit

Kryeministri Sali Berisha, uroi dje te gjitha deputetet femra te grupit te tij parlamentar me rastin e festes se 8 Marsit, duke i paralelizuar ato me artistet e famshme qe nje dite me pare u vleresuan me cmimin "Oskar" te filmave. "Deshiroj t'ju falenderoj me shume mirenjohje, ju zonja te nderuara qe me perkushtimin, me aftesite dhe kompetencen tuaj keni realizuar nje perfaqesim te lakmueshem dhe dinjitoz te qytetareve qe ju kane votuar jo vetem ne Parlamentin shqiptar, por ne te gjitha institucionet parlamentare evropiane dhe boterore", tha kreu i qeverise. Sipas tij, perkushtimi, kompetenca dhe pjesemarrja e tyre aktive ne debatet parlamentare eshte dimensioni i ri dhe me i mire i ketij Parlamenti. "Kathryn Bigelou u be gruaja e pare qe te fitoje dhe te meritoje gjashte cmimet "Oscar" te ketij viti me filmin e saj "The Hurt Locker", por duhet te jemi te sinqerte, se nga te gjitha ato cmime qe u dhane aty, me i merituara ishte cmimi i Sandra Bullock", krahasoi kreu i qeverise me cmimet Oskar te ndara vetem dy dite me pare. Sipas tij, shkelqimi i zonjave ishte aq i madh saqe te tjeret, pavaresisht nga cmimet qe moren, ishin si ne hije. "Rajmonda, gjeja me mahnitese ishte se Sanda Bullock, nje dite me pare mori cmimin si artistja me e keqe e vitit dhe nje dite me pas, u nderua me cmimin "Oscar" si artistja me e mire", paralelizoi Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›