E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: "Trafik organesh", ky kapitull duhet te mbyllet

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, deklaroi dje se Qeveria e Shqiperise eshte e hapur dhe e interesuar qe ta coje deri ne fund pretendimet per trafik organesh ne Shqiperi gjate periudhes se luftes ne Kosove. Deklarata u be pasi Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, z. Ilir Meta i pergjigjet pyetjes se agjencise shteterore te lajmeve ATSH rreth pretendimeve per trafik organesh ne Shqiperi gjate periudhes se luftes ne Kosove. "Lidhur me kete ceshtje, - tha Meta, - Qeveria e Shqiperise ka bashkepunuar ngushte dhe pa asnje rezerve me Gjykaten Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine dhe me grupin e posacem hetimor qe ka vizituar Shqiperine ne vitin 2003, pikerisht per te hetuar keto pretendime, te cilat rezultuan te paverteta". Meta theksoi "gatishmerine dhe vullnetin e plote te Qeverise se Shqiperise per te bashkepunuar pa rezerva me institucionet nderkombetare te angazhuara ne zgjidhjen e kesaj ceshtje, me Gjykaten Nderkombetare te Hages dhe Keshillin e Evropes, ne menyre qe t'i jepet nje pergjigje perfundimtare ketyre pretendimeve, qe do te cilesoja si te pamotivuara dhe te pabazuara ne prova thelbesore". "Qeveria e Shqiperise eshte e hapur dhe e interesuar qe ta coje deri ne fund kete proces, duke mbyllur nje here e mire kapitullin e pretendimeve se ne Shqiperi jane kryer krime te tilla", u shpreh numri dy i Qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›