E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Rezoluta e PD per vizat, s'eshte e nevojshme prania e PS Denis Dedej

Nuk ka qendruar ne heshtje aleati i Rames, ne lidhje me nismen e deputeteve demokrate per te miratuar te enjten, nje rezolute qe do te inkurajonte ekzekutivin per procesin e liberalizimit te vizave. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, vleresoi dje se prania e grupit Parlamentar Socialist ne seancen e se enjtes, per te votuar rezoluten e Partise Demokratike per ceshtjen e vizave, nuk eshte e nevojshme. Ne nje prononcim te dhene dje per gazeten "Koha Jone", i pyetur nese Partia Socialiste duhet te jete ne Parlament, aleati i socialisteve, theksoi se kjo eshte nisme e mazhorances. "Rezoluta e Partise Demokratike eshte rezolute e mazhorances, ajo i ka te gjitha votat e nevojshme per te miratuar nje rezolute, nuk eshte se duhen 84 vota per ta kaluar, por kerkon shumicen e thjeshte", u shpreh Paskal Milo. I pyetur nese kjo do te thote, se nuk eshte nevoja e pranise se deputeteve te Partise Socialiste ne Kuvend, ai tha se "pjesemarrja e deputeteve te grupit parlamentar socialist nuk eshte e nevojshme sepse numrat jane". Lideri i Partise Demokracia Sociale, theksoi gjithashtu se "Partia Socialiste dhe opozita nuk jane kunder liberalizimit te vizave, perkundrazi, sa me shpejt te behet liberalizimi i vizave, aq me mire dhe aq me shume do te perfitojne shqiptaret". Per sa i perket protestave te opozites, aleati i socialiste tha se axhenda e tubimeve ne te gjithe Shqiperine, do te vendoset nga rezultati qe do te sjelle votimi i dy projektligjeve te Partise Socialiste ne Kuvend per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. "Eshte heret per te folur per protesta, duhet pare seanca e votimit me date 18, nese i kthehet mendja Sali Berishes dhe pranon projektligjet, nuk ka protesta per hapjen e kutive", beri te ditur Milo. I pyetur nese mund te kete nje zgjidhje qe buron nga Komisioni i Ligjeve, ai tha se ne kete komision shumicen e ka Partia Demokratike dhe vendimet i merr kjo parti, me ane te shumices qe ajo ka ne komision. Sipas tij, zgjidhja e vetme qe mund te kenaqte socialistet dhe aleatet opozitar, do te ishte transparenca e plote e procesit zgjedhor te zgjedhjeve te fundit parlamentar, pa asnje kufizim. "Deri me tani shenjat jane qe Partia Demokratike nuk deshiron, sepse deklaratat e kryetarit demokrat dhe te bashkepunetoreve te tij, jane te atilla qe tregojne se nuk ka vullnet politik per te pranuar ofertat dhe kerkesat e Partise Socialiste", deklaroi per "Koha Jone", kryetari i Partise Demokracia Sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›