Fratini: Shansi si vend kandidat i BE, vetem ne fund te 2009
Ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini deklaroi dje, se Shqiperia ka shanse te jete nje vend kandidat ne raport me Bashkimin Evropian vetem ne fund te vitit te ardhshem. Sipas Fratinit, Shqiperia duhet te konsolidoj bindshem edhe reformat qe jane ndermarre ne kuader te marreveshjes se Stabilizim-Asocimit. "Ajo cka une besoj eshte se shihet qarte se per anetaresimin nevojitet realizimi i plote u planit te reformave per te cilin Shqiperia po punon, nje vullnet i forte politik, i cili ekziston, duke konfirmuar prirjen evropiane, dhe padyshim, nevojitet nje kuader institucional", deklaroi Fratini i cili ka mbajtur edhe detyren e zv/presidentit te KE-se.