Kryeministri: Mediat do clirohen nga presioni
"Mediat qe mbroje interesat e pronareve te tyre jane te destinuara te vdesin. Le te bejne qofte edhe nje raport ne te cilin te thone qe jane penguar nga qeveria. Paguani taksat dhe gjithe diten u bini burive kunder qeverise. Do te jene te lira ne editoriale per te shkruar kunder kryeministrit", deklaroi Berisha, dje ne Kuvend. Zoterinj mediat e ngritura mbi monopolet e programeve tuaja jane te lira. Jane te lira te shkruajne kunder qeverise. Por nuk do mund te levizen nga media, kreret e doganave sic levizeshin dikur. Krahasuar me 2005 Shqiperia ka kaluar 35 vende dhe kjo eshte merite e qeverise. Duhet t'i clirojme mediat nga cdo forme presioni. Zero presion ka pasur nga qeveria. Nese ju mendoni se nepermjet shlyerjes se taksave eshte presion, gaboheni", tha Berisha.