"Pavaresia, ne te interesuar"
Kryeministri Berisha tha dje ne grupin e PD se qeveria qe ai drejton eshte e teresisht e angazhuar per te ruajtur pavaresine e institucioneve. Duke ju referuar debateve te fundit, Berisha deklaroi se qeveria kerkonte qe kjo pavaresi te ishte reale dhe e vertete. "Dua te theksoj se qeveria ime dhe une jemi teresisht dhe thellesisht te angazhuar per pavaresine e institucioneve. Jemi ne, qe kemi celur siparin e rendesise se madhe te institucioneve te pavarura per vendin dhe jemi me te interesuar se kushdo tjeter, per pavaresine e ketyre institucioneve, por per nje pavaresi reale, te vertete te tyre" deklaroi Berisha.