Kuvendi, kryeministri sherr me PS
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, teksa ka mberritur me vonese ne Kuvend dhe kur akuzat ndaj tij i ka degjuar jo live, i eshte drejtuar opozites duke theksuar se ajo po kalon nje krize te madhe. Sipas tij, opozita ka vepruar ne kah te kundert me zhvillimet e vendit dhe shpeshhere ka manipuluar disa nga mediat ne vend. Kreu i qeverise, me tone te forta ka vene ne dukje zhvillimet dhe progreset e Shqiperise, duke e akuzuar opoziten, se ajo ka shkelur dhe ka luajtur me kodin e vdekjes, pasi sipas Berishes opozita ka kryer aktin e profanise, duke protestuar pas vdekjes ne aksident te Kosta Trebickes. Nderkohe ai ka akuzuar qendrimin e opozites, per mos pershendetjen e aktit te firmosjes se Protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nga presidenti amerikan Xhorxh Bush. Duke nisur qe nga data 4 prill, kur Shqiperia mori ftesen per tu anetaresuar ne NATO, Berisha u shpreh se opozita ne vend qe ta pershendeste kete akt, therriti ne miting shqiptaret. "Prisja qe ju sot ne nje akt pendese te thelle, te pershendesni firmen historike te 24 tetorit te presidentit Bush, si nje akt madhor. Por ju nuk e bete kete. Cfare ndodhi ne Tirane ne daten 3-4 prill. Ju thirret mitingun famekeq te 4 prillit, ne nje kohe kur udheheqja politike e vendit festonte me presidentin Bush ne Zagrep. Zoti Rama thirri mitingun ne te cilin spikaten dhe portretet e Enverit dhe cdo gje tjeter, pervec flamurit te NATO-s. Ne daten 9 korrik perfaqesues te vendeve te NATO-s, firmosen protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe ju u moret ne parlament me misrin dhe kallamboqet dhe nuk shqiptuat asnje fjale pershendetjeje dhe falenderimi, por u bete si misri", eshte shprehur Berisha. Pas fjales se Berishes, kerkoi te reagonte kryetarja e grupit te PS-se, Valentina Leskaj, por kryetarja e Kuvendit Topalli, nderpreu seancen. Me rifillimin e seances Leskaj u shpreh se ndryshe nga PD, mitingjet e PS-se jane paqesore. "Partia Socialiste nuk eshte kunder marrjes se fteses, pasi PS ndertoi rezoluten per ne NATO", tha Leskaj duke deklaruar se opozita ka kontributin e saj ne hapat qe Shqiperia ka ndjekur per anetaresim ne NATO, por nuk ka faj per aferat korruptive te qeverise. "Qeveria eshte e lidhur me afera te pista qe nga me te vjetrit deri tek ato te moshes se internetit. Diferenca midis tij dhe nesh eshte se ai nuk eshte mesuar me protesta paqesore, por me protesta me arkivole e plumba. Por dua t'i kujtoj atij se vrasja e shekullit, eshte Gerdeci dhe kjo rendon mbi shpatullat e tij", eshte shprehur Leskaj duke iu drejtuar kryeministrit Berisha. Por serish ka reaguar Berisha. "Sot eshte nje dite e madhe sepse sot ne Tirane Ministri i Puneve te Jashtme te Italise, u tha shqiptareve se ne vitin 2009 do te liberalizohen vizat. Me cfare doni ju o ish-te e mi, a e keni kuptuar ju qe udheheqja ime ju konsideron ish-te e mi, sepse ka peshtirosje ndaj jush. Politikane jeni ju, hajdeni dhe pershendesni momentet historike ketu, mos u llapacisni, mos u perbaltni krejt ne te cilen ai qe gjoja ju drejton, ai ju zhyt cdo dite e me thelle, o xhaketat e vjetra te Partise Socialiste", deklaroi Berisha. Por deklaratat e kryeministrit nuk kane kaluar pa shenja te forta ironie te socialisteve. Te cilet nuk kane munguar te evidentojne dhe njehere, aferat sipas tyre, te familjes biologjike dhe politike te Berishes. A.G