E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Vitin tjetër KE vendim pozitiv për Shqipërinë

Mesazhi iu dha zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z.Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, ku u prit në një takim nga Ministri i Jashtëm i Italisë, z.Franko Fratini.

Nga ana e tij, z. Meta garantoi se qeveria shqiptare do të përmbushë në kohë të gjitha standartet që kërkon ky proces. Në këtë kuadër u vlerësua vizita e ardhshme e Ministrit të Brendshëm italian në Tiranë, gjatë muajit nëntor.  “Italia është avokati kryesor i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë evropian”, ka siguruar Ministri Frattini, duke shtuar se “Shqiperia ka arritje të dukshme në të gjitha fushat, veçanërisht në ato të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kontrollit të kufijve, forcimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut”.

Gjatë këtij takimi u ra dakort që marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ngrihen në një nivel edhe më të lartë, në të gjitha fushat me interes reciprok, duke pasur si synim nënshkrimin së afërmi të dokumentit dypalësh për partneritet strategjik, i cili do të shoqërohet me samite periodike të nivelit më të lartë midis dy qeverive.

Meta dhe Fratini ranë gjithashtu dakort që mes dy vendeve duhet forcuar edhe bashkëpunimi në nivel rajonal, sikurse do të jetë Nisma Adriatiko-Joniane apo e Evropës Qendrore.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›