E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama ushtron presion mbi mediat

“Raporti përcjell një mesazh të qartë për të gjithë editorialistët, botuesit dhe pronarët e medias në Shqipëri për shkak se njihet tashmë mirë, dhe ne e kemi denoncuar vazhdimisht, shantazhin ose ankandin e ashtuquajtur leje ndërtimi = kohë televizive, ku Kryetari i PS Edi Rama është ideatori dhe ndërtuesi i këtij tregu të turpshëm”, tha zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli. 

Ajo shtoi se është Edi Rama, ushtron presion ndaj mediave. “Është e vërtetë që raporti i publikuar i “Reporterë pa kufinj” lëshon një sinjal alarmi, por jo për lirinë e medias në Shqipëri! Raporti eshte nje sinjal alarmi për përgjegjshmërinë, integritetin, profesionalizmin dhe raportin e medias me te verteten ne Shqiperi”, vijoi më tej ajo.

Mëhilli tha më tej, se maxhoranca aktuale është e pa lëkundur dhe e angazhuar   në mbështetjen dhe mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të mediave në Shqipëri, të lirisë së të shprehurit si dy nga shtyllat bazë të demokracisë në vënd.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›