Shqipëria, liberalizimi nga korriku i 2010-s
21/10/2009 PE mbështetet raportin e Fajon për liberalizimin e vizave me Shqipërinë
“BE duhet të lejojë që qytetarët e këtyre vendeve të lëvizin në hapësirën ‘Shengen’”
Parlamenti Europian i ka dhënë një mbështetje të fuqishme raportit të eurodeputetes nga Sllovenia Tanja Fajon për liberalizimin e vizave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme përkrahu heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi nga janari i vitit 2010 vetëm me një votë kundër dhe dy abstenime. Gjithashtu është rënë dakord për përshpejtimin e procesit për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën menjëherë sapo këto vende të plotësojnë kriteret. Po ashtu anëtarë të Komisionit kanë mbështetur propozimin e eurodeputetes Fajon për të nisur dialogun mbi vizat me Kosovën.
Fillimisht ajo shprehet pozitivisht për udhën e mbarë që ka marrë procesi i liberalizimit të vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. “Jam e lumtur që qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi së shpejti do të mundin të udhëtojnë lirshëm drejt Bashkimit Europian. Kam besim se pas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi po përmbushin kriteret dhe shtete të tjera. Kjo do të bëjë të mundur heqjen e vizave për këto tri shtete në janar të vitit të ardhshëm”, - ka thënë Fajon.
Komisioni Europian në muajin korrik propozoi liberalizimin e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi nga janari i vitit 2010, dhe kjo do t’i japë mbështetje në fillim të muajit nëntor të këtij viti. BE-ja më pas duhet të hapë dritën jeshile për këto tri vende në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit. “Jam e lumtur të shohë gjithashtu një mbështetje të fuqishme nga Parlamenti Europian për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, që kanë bërë një progres domethënës në muajit e fundit. Ne i dhamë një mesazh të fortë Komisionit Europian dhe Këshillit se BE-ja duhet të lejojë që qytetarët e këtyre dy vendeve të lëvizin lirshëm në hapësirën ‘Shengen’ sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu ne i hapëm rrugë përshpejtimit të mundshëm të procedurave menjëherë sapo këto dy vende të jenë gati. Unë shpresoj se do të jenë pjesë e regjimit të liberalizimit të vizave duke nisur nga korriku i vitit të ardhshëm”, - ka deklaruar eurodeputetja sllovene Tanja Fajon.
Komisioni për të Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme mbështeti kompromisin e propozuar nga eurodeputetja Fajon. Në raportin e propozuar prej saj i bëhet thirrje Komisionit Europian që brenda limiteve të kompetencës së tij të nisë dialogun me Kosovën mbi regjimin e vizave. Edhe në këtë rast deputetja e Parlamentit Europian Tanja Fajon thotë se “Kosova nuk duhet të jetë më një vrimë e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor”. Me shumë mundësi Parlamenti Europian do të votojë projektraportin e Fajon për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor në sesionin e gjysmës së dytë të muajit nëntor.
Liberalizimi i vizave vlerësohet si një çështje e rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët dëshirojnë të jetojnë si pjesë e Bashkimit Europian në të gjitha mënyrat, të sigurojnë paqe të qëndrueshme dhe stabilitetin në rajon.
Liberalizimi
Komisioni i Parlamentit Evropian ka mbështetur raportin e përgatitur nga eurodeputja sllovene Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Anëtarët e Komisionit përkrahën amendamentet e Fajon për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bonjë-Hercegovinës në listën vendeve që mund të udhëtojnë lirshëm në hapësirën “Shengen” krahas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që i përmbushin kriteret. Eurodeputetja Fajon thotë se ndihet e lumtur për mbështetjen e fuqishme nga Parlamenti Europian për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, që kanë bërë një progres domethënës në muajit e fundit.
Kosova
Në raportin e eurodeputetes Fajon i bëhet thirrje Komisionit Europian që brenda limiteve të kompetencës së tij të nisë dialogun me Kosovën mbi regjimin e vizave. Edhe në këtë rast deputetja e Parlamentit Europian Tanja Fajon thekson se nuk duhet lënë mënjanë apo të harrohet edhe Kosova. “Kosova nuk duhet të jetë më një vrimë e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor”, - është shprehur ajo. Edhe këtë pikë të raportit të propozuar nga eurodeputetja sllovene anëtarët e Komisionit e kanë mbështetur. Pasi propozimi gjeti mbështetje nga anëtarët e Komisionit, pritet nisja e dialogut mbi vizat me Kosovën. Pritet që raporti të votohet nga PE-ja në seancë plenare në sesionin e gjysmës së dytë të muajit nëntor.
Integrimi
Bregu: Gati për pyetësorin nga Bashkimi Europian
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka deklaruar se qeveria shqiptare është e gatshme të presë pyetësorin nga Bashkimi Europian, i cili është një hap i rëndësishëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Gjatë një takimi pune të organizuar në bashkëpunim me GTZ-në, i cili u përqendrua te sfidat me të cilat do të përballet administrata shqiptare pas marrjes së pyetësorit të kandidimit nga BE-ja, ministrja Bregu theksoi se qeveria ka nisur prej kohësh përgatitjet dhe mirëpret këtë dokument të rëndësishëm. “Ne jemi absolutisht të gatshëm që të mirëpresim pyetësorin e Bashkimit Europian, të Komisionit Europian, pra mendimin nga Këshilli, që do t’i kërkojë Komisionit përgatitjen e pyetësorit në çdo kohë që të vijë. Ne besojmë se kjo do të nisë sa më shpejtë, pra në një kohë jo shumë e largët, pavarësisht të gjitha diskutimeve dhe duke vlerësuar vendimmarrjen e shteteve anëtare në Këshill dhe në Komisionin Evropian. Ne presim që Këshilli t’i kërkojë Komisionit avi brenda presidencës suedeze”, - ka deklaruar ministrja e Integrimit. Duke vlerësuar rëndësinë e këtij procesi, ministrja Bregu informoi se në datën 1 nëntor do të fillojnë trajnimet për gjithë administratën publike nga një grup ekspertësh, të cilët do të jenë prezent për të ndihmuar administratën në përballjen me këtë sfidë. Sipas saj, është miratuar edhe një udhërrëfyes për mënyrën se si do të përballojmë këtë proces dhe ky udhërrëfyes tani është kthyer në një plan veprimi konkret për Ministrinë e Integrimit. Në këtë drejtim Ministrja Bregu prezantoi eksperten kroate Dubravka Vlasic Plese, e cila do të asistojë Ministrinë e Integrimit në këtë proces. Pyetësori i kandidimit në BE pritet të përmbajë deri në 4500 pyetje dhe ka për qëllim vlerësimin e gatishmërisë së vendit për të ecur drejt fazave të tjera të procesit të anëtarësimit në BE. Pyetësori i KE-së është hapi i parë (jozyrtar) drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai përcakton vijat e përgjithshme të zhvillimit të negociatave të mëtejshme për çdo kapitull të veçantë të Acquis Comunitare.
Meta udhëton drejt Italisë për një vizitë dyditore në shtetin fqinj
Takim me Fratinin për liberalizimin
Italia ka një peshë specifike në votimin që PE-ja do të bëjë në nëntor
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta u nis për një vizitë zyrtare dyditore (20-21 tetor) në Itali me ftesë të homologut italian Franko Fratini.
Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, bisedimet mes dy ministrave të Punëve të Jashtme do të fokusohen në ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe, emigracionin shqiptar në Itali, zhvillime të politikës rajonale si dhe çështje që kanë të bëjnë me axhendën e integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht mbi procesin e liberalizimit të vizave. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Meta do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh me personalitete të larta të politikës italiane si dhe me ambasadorë të vendeve të akredituara në vendin tonë, me rezidencë në Romë. Vizita e zëvendëskryeministrit, njëkohësisht dhe ministër i Punëve të Jashtme, në vendin fqinj është e para e tij që pas marrjes së kësaj detyre dhe merr një rëndësi të veçantë për kushtet në të cilën ndodhet Shqipëria. Italia është një nga përkrahëset më të mëdha të Shqipërisë në procesin e integrimit, si dhe një nga vendet me më shumë deputetë në Parlamentin Evropian. Franko Fratini, njëkohësisht dhe në postin e nënkomisionerit në Komisionin Evropian, ka qenë nga të parët diplomatë perëndimorë që ka shprehur hapur mbështetjen e tij për liberalizimin e vizave të Shqipërisë me komunitetin evropian. Ndërkohë kjo vizitë vjen vetëm një ditë pasi Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në PE hapi dritën jeshile për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Në nëntor pritet dhe një votim i Parlamentit Europian për këtë çështje dhe vota e Italisë në këtë institucion ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për numrin e anëtarëve që ka shteti fqinj në dhomën e deputetëve evropianë, por edhe për pozicionin lider që ajo mban në këtë forum.
Takimi për investimet
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta zhvilloi një takim kortezie me presidentin dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë “Bankers Petroleum Ltd” Abby Badëi. Sipas zyrës së shtypit, në takim Meta theksoi rëndësinë e madhe që kanë investimet e huaja në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Në këtë kontekst, ai vlerësoi investimet që kompania kanadeze “Bankers Petroleum Ltd” ka kryer vitet e fundit, të cilat kapin shifrat 200 milionë dollarë. Gjithashtu Meta shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të krijuar një klimë biznesi më tërheqëse për investitorët kanadezë jo vetëm në sektorin e hidrokarbureve, por edhe në fusha të tjera të ekonomisë.