E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahia dhe Starova zv/ministra të Mbrotjes

EEdhe pse nuk kanë marrë asnjë deputetë, Berisha iu ka ofruar dy poste zëvendësministrash aleatëve tradicional të tij, si Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe Partia Bashkimi Liberal Demokrat.

Kështu, Ekrem Spahiu, kryetar i PLL-së, është emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes, ndërkohë që në të njëjtën ministri është emëruar edhe Arian Starova, kryetar i PBL-së, përkatësisht zëvendësministër i Mbrojtjes. Kjo ministri do të ketë tre zëvendësministra, posti i tretë në të cilët vazhdon të qëndrojë Zana Zhuka, nga Partia Demokratike.

Zëvendësministra të tjerë të emëruar janë Dashnor Bajaziti tek Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Megjithatë, ende nuk janë miratuar të gjithë zëvendësministrat e kabintetit qeveritar të përbërë nga 15 ministri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›